Magazina me 195 kg kanabis në Korçë, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit, në kërkim organizatori

Korce- Gjykata e Korçës vendos masën arrest me burg për 4 të arrestuarit e operacionit Voskopi të cilët kishin kthyer një magazinë në ambjente për përpunimin e lëndës narkotike.

Masa arrest me burg u vendos për,Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.  
Për këta shtetas rëndojnë akuzat  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim,"Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike",”Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe “Moskallëzim Krimi”.

Tre ditë më parë në një magazinë në pronësi të Andon Demirshan nga fshati Voskop u gjetën dhe u sekuestruan 195 kg lëndë narkotike Canabis Sativa,1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh. 

Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas i identifikuar si Sadriano Duçi që sipas policisë dyshohet të jetë “koka” e grupit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë