‘Magjistari i ëmbëlsirave’/ Italianët emërtojnë ëmbëlsirën e tyre sipas shefit shqiptar, ja receta e saj (VIDEO)

Tiranë- Selam Allaraj është djali i cili para disa muajsh në “ Rreze Dielli’ pushtoi zemrat e të gjithëve me historinë e tij të mbushur plot me dhimbje por edhe sukses e mjaft frymëzim. Tashmë ai është kthyer në Pastry chef-in e preferuar të italianëve, punon në një ndër restorantet më me emër dhe ëmbëlsirat e tij janë aq të shijshme dhe të veçanta sa kanë vendosur që njërën nga ëmbëlsirat tradicionale të zonës së Napolit t’i shtojnë edhe mbiemrin e shefit shqiptarë të ëmbëlsirave.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli” ai tregoi më tepër për suksesin e tij:

“Emrin e ka ‘Baba’ por tek puna ku punoj i kanë vendosur emrin ‘ Baba Raji’ duke i vendosur mbiemrin tim, duke shtuar mbiemrin tim, sepse e kanë pëlqyer të gjithë kështu që ishte një suprizë për mua, kur më tregoi këtë emër I kemi vënë, të ndryshosh  një ëmbëlsirë në Itali tradicionale mbi të gjitha nuk është e lehtë” tha ai.

Ai tregoi edhe për vitet kur jetonte në Shqipërië, dëshirën për të realizuar ëmbëlsira por mundësitë e pakta nuk ia lejonin diçka të tillë:

“Këtu në Shqipëri ka qenë shumë e vështirë sepse nuk kisha asnjë mundësi nga historia ime dhe gjëra të tjera. Por në Itali në fillim nga puna dhe nga gjëra të tjera fillova direkt të studioja të mësoj receta të ndryshme të mjehstrave të pastiçerisë botërore dhe ato më ndihmmuan” shprehet ai.

 Ai realizoi në studio edhe ëmbëlsirën e cila mori emrin e tij.

Përbërësit për recetën e ëmbëlsirës “ Baba Raj”

200 gr miell tip mantobia

2 gr kripë

70 gr gjalp

8 gr maja e birrës

8 gr mjalt

4-5 vezë

Për shurupin:

500 gr ujë

250 gr sheqer

kanellë

karafil gozhde

jëmballë

rum i vjetër sa të dëshironi

Përgatitja:

Në një tas rrahim miellin, i hedhim maja dhe hedhim vezët pak nga pak, dhe vazhdojmë t’i rrahim sëbashku përreth 5 minuta.

 Më pas hedhim gjalpin pak e nga pak dhe vazhdojmë t’I rrahim përbërësit sëbashku dhe për disa kohë, deri sa brumi të mos jetë as shumë I trashë as shumë I hollë. Pasi e kemi bërë gati brumin, duhet ta lëmë të pushojë 20 minuta dhe më pas e hedhim në pjekëset e muffins dhe e vendosim në furrë për tu pjekur në temepraturë 180 gradë.

Më pas bëjmë gati shurupin duke hedhur të gjithë përbërësit, ujin sheqerin, kanellë, karafil goxhde dhe rum sipas dëshirës. Shurupi përgatitet duke e lënë për 20 minuta në zjarr të ngadaltë. Duhet ta lëmë brumin të ftohet dhe më pas i hedhim shurupin.

Për dekorin mund të përdorni fruta të ndryshme.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen