Maji i 'skandaleve' dhe skandalet e Bashës

Maji i 'skandaleve' dhe skandalet e Bashës

Kreu i PD, Lulzim Basha

Një “sihariq” i rrallë ka ardhur nga PD, pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, nga vetë goja e kryetarit Lulzim Basha. “Në muajin maj, priten skandale të mëdha, prisni dhe do ta mësoni se kush është kjo qeveri”. Duke ju referuar rastit “Tahiri” apo edhe rastit “Gulf”, kryetari demokrat Basha u ka kujtuar dhe servirur servilëve të tij, një tjetër përrallë që ndoshta edhe vetë nuk e ka besuar. I tronditur nga reagimet e postkuvendit, si dhe situata e cila duhet thënë se nuk ishte aspak optimiste si brënda ashtu edhe jashtë sallës, (kryesisht pas daljes së Berishës jashtë) duket se e ka shtyrë Lulzimin të tjerrë një histori me “skandale të mëdha të majit 2018”.

Madje pas njoftimit së kryetarit, kishte nga ata servilë që e stroholluan aq shumë sihariqin e tij, sa e nisën urgjent me Whats-App drejt bazës, për ti njoftuar ata të “jenë gati për përmbysjen e qeverisë Rama”. Qesharake dhe tragjikomike, një situatë aspak e denjë për një parti politike, aq më tepër opozitare, tek e cila pakica e shqiptarëve duhet të shohë shpresën për ndryshim. Pa u tharë akoma “boja e kuvendit”, pa u qetësuar akoma mirë kryetari dhe shpura e tij nga demaskimi që i bënë ata pak diskutantë që u lejuan ditën e miratimit të statutit, Lulzim Basha sajon një tjetër histori me “skandale të mëdha në maj” kësaj here të majit 2018.

Duket se ai nuk ka aspak ndërmend të reagojë dhe të japë sinqerisht llogari, mbi gjithçka kërkojnë shumica e demokratëve (madje edhe vetë Berisha) mbi humbjet, mbi largimet, mbi shpërbërjen e strukturave, mbi privatizimin e zyrës dhe postit të kryetarit, mbi sulmet ndaj partnerëve tanë stradegjikë dhe ambasadorëve, mbi aleancat me LSI dhe marrëveshjen e 17 majit 2017, mbi akuzat e ish-funksionarëve të PD për lidhjet e tij me qeveritarët e sotëm, mbi bizneset e tij, etj, etj. Lulzimi ka preferuar që pas kuvendit “statutor” të shpallë “majin si muajin e sulmeve ndaj qeverisë Rama” meqenëse partia e tij, nuk ka në plan të bëjë asgjë tjetër veç hallakatjeve të tilla aspak politike.

Duke rikujtuar majin e 2017, duket se Lulzimit i duket gjithçka sikur po ndodh në “çadrën e lirisë”, i duket sikur Rama do ti bëjë sërish ftesën e tij për takimin e rradhës, por kësaj here jo siç beson kryetari demokrat, për përralla akshami, por për të qenë bashkë për integrimin e vendit. Sërish Lulzimi po përpiqet të fitojë diçka nga maji, nga muaji i tij me ogur, sërish ai po tenton të ngrejë në Tiranë “çadrën e lirisë -2”, por ndryshe nga ajo e vitit të kaluar, pasi kësaj here ai ndjehet më kryetar se vitin e kaluar, pasi kësaj here ai nuk do të kërkojë “zgjedhje të lira dhe të ndershme” por do të tentojë të pengojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Natyrisht nuk do t’ja arrijë, sepse edhe sikur ta ngrejë sërish çadrën e tij, Lulzimi nuk do të arrijë kurrë ta mbushë atë me demokratë të mashtruar nga picat dhe sufllaqet. Demokratët sot janë zgjuar, janë ndërgjegjësuar, janë motivuar , dhe nuk janë më dele të mashtrohen nga thirrjet dhe ngjirrjet e kryetarit. Ata e besuan Lulzimin në majin e 2017, por nuk e besojnë më në majin e 2018, pasi ata duan të dëgjojnë kryetarin të flasë fillimisht mbi skandalet e tij, mbi manipulimet e tij, mbi gjithçka lidhet me votimet dhe PD e shkatërruar në këto 6 vite, apo me sakandalin e financimit rus, etj . Gjithsesi duhet thënë se, analiza e

brendshme e zhvilluar skutave dhe jo para bazës partisë, tregoi dobësinë e madhe të PD, degradimin e saj politik , duke nxjerrë hapur punën e dobët të të gjithëve, duke nisur nga servilët e vjetër milionerë, ashtu dhe “demokratët” e rinj të listës, që mezi presin të marrin pak pushtet. Lulzimi ndoshta e ka zgjedhur jo krejt pa dashje muajin maj, si “muajin e skandaleve të mëdha” si për tu kujtuar jo vetëm demokratëve të tij, por edhe shqiptarëve se ai nuk e harron por e kujton vazhdimisht, atë ç’ka i bëri ai PD jo vetëm një vit më parë, por edhe si premtim për atë ç’ka do ti bëjë në muajt dhe vitet e ardhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë