Makarona me kallamarë nga zonja Vjollca

Makarona me kallamarë

Përbërësit:

400 gr makarona

500 gr kallamarë

1 thelpi hudhër

1/2 spec pikant

2 lugë gjelle majdanoz të grirë

kripë dhe piper të zi

300 gr domate qershi

50 gr pure domate

60 ml verë të bardhë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimiisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Ndërkohë kemi pastruar kallamarët dhe i kemi prerë në rrathë me trashësi afërsisht 1 cm.

Në një tigan të thellë ngrohim pak vaj ulliri dhe shtojmë 1 thelpi hudhër pak spec pikant dhe shtojmë në tigan kallamarët I trazojmë ato dhe I shuajmë me verë të bardhë, largojmë hduhrën dhe më pas shtojmë domatet të prera në 1/4 purenë e domates , kripë, piper të zi i lëmë të ziejnë në temperaturë për 10 minuta.

Ndërkohë në tenxhere po ziejn uji shtojmë kripë dhe më pas makaronat I përzijmë dhe I lëmë të ziejnë pak më pak se minutazhi I shkruar në etiketë afërsisht 2-3 minuta më pak. Presim majdanozin dhe e shtojmë ën salcë . Shtojmë në salcë dhe 1 garuzhde lëng nga zierja e makaronave. Kullojmë makaronat dhe I shtojmë në salcë. Më pas ose I lini në tigan makaronat em salcën në temperaturë të ulët dhe 3 minuta sëbashku ose për ti bërë ato më të shijshme. Shtojmë në një tavë letër alumini mbi të letër pjekje dhe mbi letrën e pjekjes shtojmë makaronat me salcën e palosim letrën dhe I evndosim në furrë ën temperaturë 200 gradë Celsius për 10 minuta. Kjo mund të vendoset dhe të paketohet në 4 racione. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral