Makarona me krem speci nga zonja Vjollca

Makarona me krem speci

Përbërësit:

400 gr makarona Penne ose Fusilli

3 speca të kuq dhe të verdhë

4 qepë të njoma ( pjesa e bardhë)

borzilok

200 ml pana

Parmixhano

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepët e njoma të prera në fijë ose unaza ( vetëm pjesën e bardhë të qepës. E përziejmë deri sa qepa të ulë volumin. Pastrojmë specat mirë dhe nga fijet brendësore dhe I presim me shiritaduke I shtuar menjëhrë në tigan dhe vazhdojmë përzierjen e tyre sëbashku me qepën, shtojmë 2-3 gjethe borziloku vazhdojmë përzierjen duke shtuar kripë. Vendosim kapakun dhe I lëmë të gatuhen specat në temperaturë mesatare. ndërkohë kemi vednsour në zjarr dhe një tenxhere me ujë të bollshëm ëpr të zjerë , shtojmë makaront dhe I lëmë të ziejnë për 5 minuta. Provojmë specat nëse janë gatuar dhe I kalojmë nga tigani në purenë e specave, përziejmë dhe vendosim përsëri ën tigan të ngrohet. Kullojmë makaronat dhe I shtojmë në salcën e specit në tigan, I trzojmë dhe shtojmë 2-3 lugë gjelle parmixhano I përziejmë dhe salca bëhet akoma më kremoze I servirim duke spërkatur përsëri me parmixhano dhe 1 gjethe borzilok.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral