Makarona me ragu pule nga zonja Vjollca

Makarona me ragu pule

Përbërësit:

320 gr makarona

1 qepë

1 degë selino

1 karrotë

pak vaj ulliri

400 gr fileto pule

kripë dhe piper të zi

150 gr domate qershi

1 degë rozmarinë

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim qepën të grirë sa të bëhet transparente. Shtojmë selinon dhe karrotën në kubik dhe vazhdojmë t’i kaurdisim sëbashku sa të zbutet pak, vazhdojmë skuqjen, hedhim pak ujë.

Shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël e kaurdisim pulën për 5-7 minuta deri sa mishi të ndërrojë ngjyrë , shtojmë kripë, piper të zi. Shtojmë domatet në kubikë të vegjël, 1 degë rozmarinë dhe vendosim kapakun.

I lëmë qepën dhe mishin të ziejë afërsisht për 10 minuta me kapak. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të bollshëm ziejmë makaronat dhe i shtojmë në tigan i përziejmë ato dhe janë gati për t’i servirur.

 

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat