Makarona me spinaq dhe gjizë në furrë

Përbërësit:

  • 320 g pasta Ola
  • 500 g spinaq
  • 1 presh
  • 300 g gjizë
  • 100 g djathë parmigiano
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Ziejmë pastat Ola sipas udhëzimeve në paketim. Në tigan kaurdisim preshin me vaj ulliri sa të zbutet edhe më pas shtojmë spinaqin. Sapo spinaqi të ulë volumin e bluajmë të gjithën si krem, shtojmë pastat i përziejmë edhe i vendosim në tavë me gjizën dhe djathin parmigiano. E vendosim në furrë për 20 minuta sa të kërcaniset pjesa lart.