Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplaset me murin, humbin jetën 2 të rinj në aksin Shkodër-Velipojë! Pamje të copëzave të mbetura nga aksidenti

SHKODËR-Shpejtësia në makinë u ka marrë jetën dy të rinjve mëngjesin e sotëm në Shkodër, përkatësisht të Amarildo Prelës, 23 vjeç dhe Driona Trianit, 16 vjeçe.

Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i shpejtësisë në kthesë, mjeti tip BMË me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.

Si pasojë e përplasjes së fortë, viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Triani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër. 

Siç duket nga pamjet e siguruara në vendin e aksidentit kanë mbetur copëza të makinës dhe të sendeve personale të viktimave.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:26
2 të rinjtë humbën jetën në ‘lule të rinisë’, çfarë ka mbetur pas aksidentit të rëndë në Shkodër

 

Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur në Shkodër ku humbën jetën në lule të rinisë Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Trianit 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë braktisur nga shteti efektivët e policisë në luftën ndaj krimit?

Komento

Komente

  • B.Z: 31/07/2021 14:24

    Gjynaf të rinj. Por kjo ka ndodhur nga mjegulla shume e dendur… sepse gjate natës nuk mund të shihje me shumë se 3-4 metra para. Edhe nga shpejtesia …

    Përgjigju
  • Lorenci: 31/07/2021 13:46

    Komplet pergjegjesia e policise se shtetit. Tek dalja e velipojes ne darke duhen kontrolle per konsumin e alkoolit. Shumica e te rinjve qe kthehen naten nga velipoja dhe plazhet e tjera, kane konsumuar alkool. Keni pare ju taksi qe qarkullojne atje? Aspak! Pra nga baret e nates futen direkt ne makinat e tyre. Tragjedi qe mund te parandalohej. Ngushellime familjareve!

    Përgjigju
  • Scutari: 31/07/2021 10:10

    Këta operatorët e terrenit mirë që nuk kanë kamera profesionale por edhe nuk dinë të filmojnë!! Filmojnë buburrecat nëpër tokë! Dy herë në ditë e bëj atë rrugë dhe nuk isha në gjendje të përcaktoja se ku është vendi ku ka ndodhur aksidenti!! Ngushëllime familjes së viktimave! Për mua policia është fajtore që nuk i ka ndaluar apo kontrolluar në dalje të Velipojës në orarin e kufizimit të qarkullimit!!

    Përgjigju
  • VLLAZNIA: 31/07/2021 08:56

    ADRENALINE-VDEKJEPRURSE

    Përgjigju
  • Turp per ato prind: 31/07/2021 08:04

    Cfar jan ato prind qe e len nji vajz 16 vjecare rrugeve pa e dit ku asht ??

    Përgjigju
    • Scutari: 31/07/2021 10:54

      Ku e di ti që nuk kanë qenë të fejuar?!

    • Loro: 31/07/2021 09:46

      Se mos i ka marr leje prindve e shkreta.

    • I tej: 31/07/2021 08:12

      16 vjecares i ka hanger kocka…



×

Lajmi i fundit

John

Gjenerali amerikan: Al -Kaeda mund të kërcënojë SHBA brenda 1 viti