Një anëtar i ekuipazhit të tragetit ‘Horizon’ ka gjetur vdekjen, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje në spital. Sipas mediave malazeze brenda tragetit ka pasur një rrjedhje gazi, gjë e cila ka shkaktuar dhe aksidentin në Mal të Zi ndërsa kthehej për Itali pa pasagjerë.

Trageti i kompanisë greke "Juropiansiwejs" bën dhe linjën Itali-Shqipëri, ndërsa një ditë më parë pas defektit kishte qëndruar në Zelenikë. 

Mohamed Farzau është në gjendje të rëndë, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit Abdulahmid Zakaria dhe Fyala Gaber janë në gjendje të qëndrueshme. Deri tani identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen. 

"Horizon" është një traget në pronësi të kompanisë "Juropiansiwejs" me seli në Athinë. Mund të mbajë 800 pasagjerë, 250 makina dhe 40 kamionë. Anija "Horizon" është 121 e gjatë dhe 21 metra e gjerë. Ajo është ndërtuar në vitin 1971 në Japoni.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)