Malaj: Në Bruksel BE nuk
foli për statusin e tetorit

Malaj: Në Bruksel BE nuk <br />foli për statusin e tetorit
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, i ftuar në televizionin më të ri A1 Report ka theksuar se Parlamenti Europian dhe Parlamenti Shqiptar nuk dolën me një dokument se çfarë shansi do të ketë Shqipëria në tetorin e 2012. Malaj theksoi se dhe BE e quan të papërfunduar Reformën Zgjedhore, ndërsa për imunitetin thekson se duhet të merren sugjerime nga Komisioni i Vencias.

Zoti Malaj një ditë më parë keni qenë në Bruksel ku jeni kthyer me një shuplakë për politikën shqiptare? Cili është komenti juaj?
Ky ka qenë një takim i pestë midis dy delegacioneve. Pra PE ka një delegacion të veçantë për të ndjekur dhe mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen, po ashtu edhe parlamenti shqiptar ka një delegacion që përfaqësohet në PE. Gjithë ideja është të ballafaqohen arritjet, të identifikohen problemet dhe të bëhet një presion pozitiv për zgjidhjet. Deklarata e përgatitur nga përfaqësuesja e PE-së fillonte me një vlerësim për Presidentin aktual dhe njëkohësisht u theksua se zgjdhja e presidentit nga pikëpamja kushtetuese ishte një proces normal. Por ajo që pritej dhe që ka vërtetë nevojë Shqipëria, pra për të dalë nga ballafaqimet partiake dhe për të gjendur kompromise mbipartike në moment të rëndësishme, BE është kritike ndaj kulturës tonë politike që bëjmë ballafaqime të forta, dhe jo tek gjetja e kompromisit që në thelb ka kritika të përbashkëta.

U diskutua në lidhje me statusin?
Besoj se procesi i statusit ka ngelur, ose po shikohet me shumë kujdes lidhur me shumë reforma dhe jo vetëm me zgjedhjen e Presidentit. Ajo që nuk u arrit dot, dhe do ishte mirë që edhe europarlamentarët nuk e kishin në dokumentet e tyre, ishte rezoluta që e trajtoi këtë takim si një takim rutinë, edhe pse ne jemi afër marrjes së përgjigjes për statusin e vendit kandidat. Ne jemi vendi më i vonuar, duke llogaritur kohën kur e kemi dorëzuar, pra që në vitin 2009. Në këtë dokument të përbashkët të parlamentarëve BE dhe të Parlamentit Shqiptar nuk pati një paragraf që të thuhej nëse Shqipëria do ta marrë apo jo vendin e statusit kandidat në tetor të këtij viti. Në ndamë me kolegët tanë të gjithë kundërvështrimin tonë pse Shqipëria duhet ta marr statusin. Të gjithë kolegët në mënyrë të argumentuar kanë kërkuar që të bëhen reforma që ka nevojë vendi, dhe jo të shohim se si Brukseli na ndjek ne për të parë si i bëjmë detyrat.

Është përshëndetur refoma zgjedhore, por ka pasur edhe debate?
Sigurisht, që deri në këtë nivel që ka arritur marrëveshja është një hap përpara. Kjo do të duket edhe në parlament kur të votohet. Ne jemi në afate të tejkaluara si ai i reformës parlamentare edhe të reformës zgjedhore. Ndërkombëtarët e kanë kërkuar me insistim të mbarojnë në kohë, por ne dështuam për të disatën herë. Refoma zgjedhore, bazuar edhe në partitë e vogla, duket se do të vazhdojë edhe pas votimit. PS donte ta trajtonte me kujdes, dhe Kukan e theksoi se kjo nuk është një arritje përfundimtare, për shkak të mos trajtimit të sistemit zgjedhor.

Zoti Malaj, domethënë parlamentarët europianë janë dyshues në mbylljen e reformës zgjdhore?
U pa me skepticizëm, për ta parë si një punë të mbyllur. Ne shpesh herë i zgjasim krizat dhe gjejmë momentin e fundit për ta përfunduar. Është një element i rëndësishëm. Por ajo që theksova është se debati do të vazhdojë edhe pas miratimit të këtyre ndryshimeve.

Është një tjetër çështje e nxehtë që po diskutohet, imuniteti. Ju jeni pro apo kundër?
Sigurisht që lufta kundër korrupsionit, kapjes së shtetit dhe thjeshtimi i procedurave të njerëzve që përdorin mandatet politike është debat i madh dhe kanevojë që kkudri ligjor të përmirësohet. Ekspertët e mirë për këtë çështje kanë të dyja partitë politike, por kur bëhet fjalë për çështje kaq sensitive, komisoni i Venecias është shumë i mirë, ka ekspertë shumë të mirë duke pasur edhe më parë eksperienca për vendet ish komuniste. Unë do të mendoja për kufizimi duhet të jetë një debat sa më pak partiak, jo të bëhet një orë e më parë, për të thënë se përmbushëm një kusht. Edhe BE i intereson që kjo të jetë në përputheje me standartet më të mirë. Komisioni i Venecias mund të jetë më i mirë. Ai e ka dhënë por edhe mund të kontaktohet se është e domozdoshme.

Sa i përket zgjedhjeve të 2013 të cilat po afrojnë, fushat indirekte kanë nisur, fjalimet nga gjitha partitë kanë nisur. Si i parashikoni zgjedhjet e 2013? Është PS e bashkuar për ti fituar ato?
E para për vende si Shqipëria me institucione shumë të dobëta vazhdimi i një mazhoranceë në periudha të gjata edhe e gërryen këtë mazhorancë siç ka ndodhur me këtë aktuale dhe dëmton institucionet e shtetit. Kështu që një rotacion bëhet i domosdoshëm dhe në këtë aspekt misioni i PS për të realizuar rotacionin në Shqipëri është një detyrim më shumë se një ambicie. Si arrihet? Problemi është që tashmë po të shikojmë edhe zhvillimet në vende të tjera si Shqipëria që kanë dalë nga ish-vendet komuniste, diferencat mes partive të mëdha janë shtuar. Qeverisja e vendit është bërë më e vështirë. Po të kemi parasysh tani ndodhemi në qendrën e krizës. Paralajmërimi i fundit para pak orësh për Italinë, mosplotësimi i kushteve që institucionet ndërkombëtare i kanë vënë Greqisë, fakti që disa nga bankat e huaja në vend ndalohen të fiancojnë bonot e thesarit shqiptar për shkak të riskut kjo do të thotë që qeverisja e vendit do jetë jo e lehtë. Në këtë kënvështirm PS duhet të ketë parasysh përgjegjësinë e madhe që ka për të fituar zgjedhjet dhe për të pasur një qeveri të qëndrueshme dhe të reformave.

Me riformatimin e KQZ do eliminohet rrjedhja e votës sikurndër gjithmonë PS ka thënë se ka ndodhur?
Nuk besoj se do bazojmë strategjinë tonë vetëm tek ruajta e votës që është a në një proces shqiptar. Që votuesi shqiptar ta japë votën me shpirt ai duhet të jetë i sigurt që ti e mbron. Në këtë aspekt gjithë hapat ëpr të përmirësuar procesin zgjedhor, liria për të votuar, pra mos kenë presione abuzivë, mos kenë presion të moderuar me vende pune të përkohshme. Fushata abuzive në media si në zgjedhjet e tjera. Por ajo që unë mendoj është se një forcë politike fitoren e saj e bazon tek avantazhet e saj dhe tek rritja e diferencës.

Sa të bashkuar janë brenda PS dhe PS me aleatët? Ka pasur shumë kontestime sidomos per reformën zgjedhore?
Ky është një proces dinamik. Pra ne duhet të dalim mbi çdo qejfmbetje personale, duhet të maksimizojmë të gjitha kontributet që kemi në PS. Duhet ta bëjmë PS gjithnjë e më tepër partinë që shqiptarët besojnë, duhet të rritemi si forcë politike dhe duhet të shikojmë aleancat potenciale me partitë e spektrit të majtë dhe partitë e qendrës. Dhe të gjitha këto nuk lënë vend për asnjë ambicie individuale apo qejfmbetje individuale. Në rast të kundër, unë jam shumë optimist se do të fitojmë, por cilësia e qeverisjes përballë sfidave të vështira ekonomike dhe sociale që do të ketë vendi nuk duhet të krijojmë në PS ato përvoja të këqia që kanë ndodhur në vende të tjera kur fitorja nuk është e plotë dhe qeverisja nuk është e qëndrueshme. Nuk duhet që me PS të ndodh ajo që ndodh sot me këtë mazhorancë e cila për të mbijetuar se nuk po bën më reforma, është në fazat e saj të dështimit më të lartë, thjesht ndan përditë poste, nga poste qeveritare te poste mësuesish.

A ka të pakënaqur në PS?
Unë besoj se në PS nuk duhet të ketë fokus që kushdo që kërkon dicka të bëhet më mirë të konsiderohet i pakqënaqur. Nëse në PS ka të pakënaqur për atë që duhet të bëjë më mirë PS kjo është në të mirë të saj. Ndaj tyre nuk duhet të ketë fushatë penalizuese, disktreiminuese ndënshtruese. Por njerëzit duhet dëgjuar me kujdes, të gjithë që kanë kontribute pozitive duhen përfshirë dhe në këtë mënyrë duhet sinergjia pozitive e zgjedhjeve. Nuk ka asnjë strategji tjetër që na bën fitus të qartë.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë