Partia Demokratike denoncoi këtë të hënë një situatë të cilën e cilësoi si incident elektoral dhe që prek kandidatin e djathtë për kryetar bashkie në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.
 
Sipas deputetit demokrat të Malësisë së Madhe Gjovalin Bzhetaj disa drejtori qendrore kanë kryer kontrolle të qëllimshme në bizneset e kandidatit të koalicionit të djathtë për kryebashkiak.
 
Bzhetaj tha se Drejtoria e Tatimeve, Metrologjisë dhe Policia po kontrollojnë vetëm këto biznese me qëllimin sipas tij për të goditur kandidatin Kokaj në prag të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. 

Deputeti Bzhetaj argumenton se kjo situatë është krijuar qëllimisht për të ushtruar presion dhe frikë ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve. Përballë këtij presioni thotë Bzhetaj, Malësia e Madhe do të japë përgjigje në 21 qershor me forcën e votës së lirë.

Nga ana tjeter kandidati i së djathtës Anton Kokaj pas këtyre aksioneve fshihet deputeti i zonës Paulin Sterkaj i cili qe prej marrjes se mandatit vetem e ka shkatrruar Malsinë e Madhe.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)