Malësi e Madhe - Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme  pasi dyshohet se ra në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:52, njofton policia ndërsa thekson se alpinistit Florian Sini nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Pas aksidentit, motivet e e të cilit nuk dihen ende ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Alpinizmit ku shpreh ngushëllimet për familjarërt e viktimës.

“Me hidhërim të thellë morëm lajmin e humbjes së jetës në një aksident tragjik të Alpinistit Florian Sini. I shprehim ngushëllime, Familjes dhe shoqërisë! I përjetshëm kujtimi yt Florian Sini”, shkruan Federata Shqiptare e Alpinizmit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes