MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i vrarë pas një shkëmbimi me armë zjarri. Policia rrethoi një stan të zonës ku fshihej autori Violand Braçellari 43 vjeç, i shpallur në kërkim për ‘Prodhim e shitje të narkotikëve’ dhe i dënuar nga Gjykata e Korçës  me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim.

43-vjeçari ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjeve të policisë për tu dorëzuar dhe ka hapur zjarr ndaj efektivëve ku për pasojë ndërroi jetë Enea Mekolli ndërsa efektivi Edison Adri mbeti i plagosur.

 Violand Braçellari është plagosur si pasojë e kundërpërgjigjes me armë nga policia, është neutralizuar dhe është prangosur.

Braçellari mësohet se që prej vitit 2017 ishte shpallur në kërkim për llogari të policisë së Vlorës. Cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.

Lajmi në përditësim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:21
U plagos nga shkëmbimi i zjarrit në statin në Lozhan, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset e helikopter drejt Traumës

1780557498_helikopterikorce.jpg

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës me helikopterin e ushtrisë. Ndihmën e parë mjekësore ai e ka marrë në spitalin e Korçës ndërsa ende nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.

Ora 09:11
Vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Policia rrethoi stanin ku fshihej autori, 43-vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe hapi zjarr

1780556559_violandbraellarieneamekolli.jpg

Viktima Enea Mekolli dhe autori Violand Braçellari

Violand Braçellari ishte fshehur në një stan në Lozhan të Maliqit teksa ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës për ‘prodhim e shitje të narkotikëve’ dhe i dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim.

Forcat ‘Shqiponja’ rrethuan stanin dhe i bënë thirrje 43-vjeçarit të dorëzohej, por ai ka refuzuar dhe në një moment ka hapur zjarr ndaj policisë. Nga shkëmbimi i zjarri mbeti i vdekur efektivi Enea Mekolli ndërsa u plagos polici Edison Adri.

Violand Braçellari është plagosur si pasojë e kundërpërgjigjes me armë nga policia, është neutralizuar dhe është prangosur.

Korçë/Informacion paraprak

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie,  nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 09:03
Vrau një efektiv të ‘Shqiponjave’ dhe plagosi një tjetër, del foto e autorit në Maliq! 43-vjeçari një person me rrezikshmëri të lartë

1780556507_violandbraellari.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Roland Braçellarit, autor i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së efektivit tjetër Edison Adri në Lozhan të Maliqit. Braçellari rezulton në kërkim që prej vitit 2017 për llogari të policisë së Vlorës.

Policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe shkuan për të arrestuar, por i përballën me pritë. 43-vjeçari cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.

Ora 08:45
Report Tv siguron FOTO-n, ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

1780555804_eneamekollipoliciishqiponjaveivrare.jpg

Enea Mekolli është polici që mbeti i vrarë në krye të detyrës. Mekolli dhe kolegu i tij, Edison Adri ishin gjatë një operacioni në Maliq për kapjen e një të kërkuari kur janë qëlluar me armë nga Violand Bracellari.

Report Tv siguroi foton e policit të vrarë Enea Mekolli, ndërsa kolegu i tij ka mbetur i plagosur dhe do të dërgohet me helikopter në Tiranë për mjekim.