Ardit Gjebrea pavarësisht se gjatë viteve të fundit merret më shumë me prezantimin e festivalit Kënga Magjike dhe emisionit në Klan, e Diela Shqiptare, në memorien e të gjithë admiruesve të tij është ende një këngëtar.

Këngët e tij ende luhen në playlista, ndërkohë që nuk janë të paktë, ata të cilëve iu mungon Gjebrea.

Ditën e sotme, ai ka postuar një foto në Instagram ku shkruan: Ai moment kur je në dimension tjetër.

Në foto shihet një mikrofon. Fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë duke i kërkuar Gjebreas të publikojë këngë të reja.

Foto e postuar nga Ardit Gjebrea në Instagram

Por ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor, apo Gjebrea ka nostalgji për kohën kur ishte vetë që këndonte.

Mbetet për t’u parë…