Ngrihet Task Forca për COVID-19/ Manastirliu: Mbi 100 vatra aktive në Shqipëri, nga java tjetër 2 orë e 30 min kohë për pazare! (VIDEO)

TIRANË- Nga java tjetër, do të zgjerohet fasha e orarit për të bërë pazar nga 90 minuta që është në 2 orë e 30 minuta, një masë lehtësuese e cila sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu vjen si rezultat i një kurbe të butë të të infektuarve me COVID-19. Në një dalje për mediat, ministrja njoftoi se gjithashtu do të hapen nga java tjetër edhe një kategori biznesesh për të lehtësuar ekonomitë familjare, duke bërë theksuar se hapja graduale do të bëhet një periudhë minimumi 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra. Tre janë kriteret kryesore mbi të cilat do të bazohet Komiteti Teknik i Eksperteve për planin e lehtësimit gradual të masave.

“Nëse treguesit do të jenë të qëndrueshëm, nga java e ardhshme, do të rrisim në 2 orë e 30 minuta fashën orare për individët. Do të hapim një kategori biznesesh, që nga tregtimi i veshjeve, këpucëve, tekstileve, mobiljeve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve etj, për të lehtësuar ekonomitë familjare. Paketa e masave shoqëruese përcakton hapjen graduale, duke marrë një minimum 2-javor. Në vendimmarjen ndikojnë 3 indikatorëve: Rastet ditore të konfirmuara me COVID19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive”, tha Manastirliu.

Duke paraqitur situatën e deritanishme, në një komunikim për mediat, Manastirliu tha se në vendin tonë janë evidentuar më shumë se 100 vatra dhe se virusi vijon të jetë aktiv. Nisur nga kjo fakt, mbi bazën e vijimësisë së virusit, plani parashikon edhe rikthimin e masave të ashpra. Nëse situata do të jetë qëndrueshme, janë parashikuar masa të reja lehtësuese që përfshijnë taksitë dhe lëvizjen ndërqytetas. “Në rast se situata do të vijojë të jetë e qëndrueshme pas analizave të përdyjavëshme, pra nëse nuk do të kemi nevojë për frenat e emergjencës që janë gjithmonë aty, atëherë, në fillim të muajit Maj do të zgjerojmë lëvizjen e makinave brenda një bashkie, me fasha orare edhe për ata që duan të shkojnë për pazar si dhe do të lehtësojmë më tej lëvizjen e këmbësorëve brenda qyteteve”, tha Manastirliu.

Një paralajmërim ka shkuar për bizneset që janë hapur, për të cilat ministrja tha se në rast se nuk zbatojnë protokollin e sigurisë do të gjobiten dhe për këtë detyrë është ngarkuar struktura e re ndërinstitucionale, Task Forca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Manastirliu: Hapja graduale minimumi çdo dy javë! Nga java tjetër do hapim disa biznese për të ndihmuar familjet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se Komiteti Teknik i Eksperteve ka hartuar planin e lehtësimit gradual të masave, i cili bazohet në kriteret epidemiologjike, kapacitetet spitalore dhe burimet e nevojshme për kontrollin dhe monitorimin e situatës.

“Paketa e masave shoqëruese përcakton hapjen graduale, duke marrë një minimum 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra. Në vendimmarjen për të kaluar nga njëra fazë e planit të hapjes tek tjetra, do të vlerësohen nëse do të ketë rënie të qëndrueshme gjatë dy javëve sa i takon 3 indikatorëve: Rastet ditore të konfirmuara me COVID19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive”, tha Manastirliu.  Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi zgjerimin e fashës orare për këmbësorët dhe hapjen e një seri biznesesh, duke filluar nga java tjetër.

Gjatë komunikimit të saj me publikun, Manastirliu tha se vlerësimi për hapjen graduale do të jetë shumë i kujdesshëm dhe do të përcaktohet nga situate e COVID19 në terren. “Vlerësimi i çdo hapi të ndërmarrë do të analizohet çdo dy javë. Në rast se nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm të situatës epidemike, plani parashikon edhe rikthim të masave të ashpra. Në rast se situata do të vijojë të jetë e qëndrueshme pas analizave të përdyjavëshme, pra nëse nuk do të kemi nevojë për frenat e emergjencës që janë gjithmonë aty, atëherë, në fillim të muajit Maj do të zgjerojmë lëvizjen e makinave brenda një bashkie, me fasha orare edhe për ata që duan të shkojnë për pazar si dhe do të lehtësojmë më tej lëvizjen e këmbësorëve brenda qyteteve”, tha Manastirliu.

Ora 14:59
Manastirliu: Nga fillimi i majit mund të lirohet lëvizja me makinë brenda një bashkie

1587559979_manasterliu.jpg

Duke bërë me dije se masat do të ndryshojnë në një hapësirë prej dy javësh, Manastirliu tha se nga fillimi i muajit maj mund të zgjerohet fashën e lëvizjes së makinave brenda një bashkie.

"Transporti taksi me vetëm një person pasagjer sipas masave të përcaktuara do të jetë një tjetër shërbim që do të lehtësohet. Vlerësimi i çdo mase do të analizohet çdo dy javë. Në rast se nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm parashikon rikthimin e masave. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme, atëherë në fillim të majit mund të zgjerojmë fashën e lëvizjes së makinave brenda një bashkie, edhe për ata që duan të shkojnë në pazar dhe lëvizjen në këmbë", tha Manastirliu.

Ora 14:55
Manastirliu: Task Forca do monitorojë zbatimin e masave nga bizneset...Kush shkel protokollin e sigurisë do ndëshkohet

Task Forca, struktura e re që do të ngrihet për COVID-19, do të jetë përgjegjëse për kontrollin dhe monitorimin e respektimit të masave nga bizneset. lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu në një deklaratë për media.

 “Çdo biznes i hapur dhe që do të hapet në vijim do të ketë detyrim ligjor zbatimin e protokolleve për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve, ndryshe, do të penalizohet nga struktura e re e Task-Forcës ndërinstitucionale që po ngrihet për garantimin e zbatimit të rregullave të reja. Vendimmarrja për hapjen graduale do të bazohet në planin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Bizneset kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të zbatuar me përpikmëri masat për kushtet e punës të përshtatshme, masat higjieno-sanitare, dezinfektimin e ambienteve, distancimin fizik të punonjësve dhe klientëve, sipas protokolleve te miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar ne nivelet e rrezikut të bizneseve. Për bizneset ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i lartë, do të vendosen monitorues nga Ministria e Shëndetësisë. Bizneset do të penalizohen nëse nuk do ti kenë këto dokumente bazë dhe nëse nuk zbatojnë protokollet përkatëse”, tha Manastirliu.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dik: 22/04/2020 19:14

    Duhet te caktojme ne nje dat per ti treguar vendin ketyre ndyresirave te ardhur nga ferri

    Përgjigju
  • Bond: 22/04/2020 18:04

    ngrihuni Shqipetare dhe mos lini politikanet e majte dhe te djathte tu marrin ate qe mezi deri diku e fituam.. Lirine...Ekonomine... dhe me fund Shpirtin

    Përgjigju
  • nona: 22/04/2020 17:11

    o plehra , pazari behet edhe per 20 miuta , po njerezit kane nevoje me dal me mbaru punet dhe hallet . Sa te neveritshem jeni . Nuk na kap virusi se ndenjtem me shume kohe perjashta o bylmeza . O kopjace te shemtuar te botes , njerez te ceket dhe te paskrupullt jeni .

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/04/2020 16:41

    Zj.Manastraliu zhdukni ata vatrat me analiza,disinfektime mos rrini nga mengjezi deri ne darke neper televizora duke dhene vetem konference shtypi.Ngritem taskforcen morem mada me gjobe e birge.Pse nuk thoni qe ne Kruje u moren keto masa higjenosanitare.Kjo rshte detyra juj dhe e qeverise ti thoni popullit rrine te mbyllur si Hasan kuka me kohen e tije,dotju shtojme orarin e daljes dhe sasine e tagjise.Mos i prisni njerzit te dera e spitalit por shkoni ne vendngjarje ajtje ku eshte infeksjoni epidemik,mos prisi udhzime burrokratike te komisjonit teknik.Nga zyra dhe labiratori nuk zbulohet semundja,por ne terren ku luftohet.Mesaduket ju beni nje lufte teurike shkresore.Te vejne ekspert epidemilog,infeksjonist sanitare neper vende ku ka vater lufte.Lufta behet ne terren,atje ku kanjerz,gazetar te semure dhe te shendosh klinikisht.Nuk jame kunder maseve te qeverise por jame per kombin e manavrim te forceve dhe te mjeteve mjekesore ne kete lufte,qe ka trumasur gjithe njerzimin.

    Përgjigju
  • Shef Pazari: 22/04/2020 16:10

    NUk duam te dalim vec per pazar, duam te dalim shetitje e te marrim fryme se u ndryshkem e u semurem me shume se korona vete. Hapni levizjen dhe kufizoni grumbullimet. Njerez te paafte e dashakeqes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore