Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore në Rrjoll/ Qytetarët: Të kënaqur me shërbimin shëndetësor

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore në Rrjoll/ Qytetarët: Të kënaqur me shërbimin shëndetësor

VELIPOJË-  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën shëndetësore verore në Rrjoll një nga 28 qendrat e hapura gjate sezonit veror. Manastirliu ka biseduar me banorë dhe turistë të cilët lidhur me shërbimin shëndetësor.

“Faleminderit doktoreshës dhe infermieres, faleminderit ju që keni menduar me e bë këtë punë, mirënjohje, gjë e madhe shumë. Unë vij prej Amerike dhe jam shumë i kënaqur, me këtë shërbim këtu, tepër të kënaqur”, u shpreh Ndue, një nga qytetarët që po merrte shërbim shëndetësor në qendër.

"Ju faleminderit ministre, se është një pikë referimi, qendër e pastër, e rregullt, dhe infermieret shumë të edukuara mbi të gjitha. Është një pikë referimi si për banorët si për pushuesit. Unë kam dëgjuar edhe njerëz të tjerë, është shumë e vlerësuar kjo nisëm që keni ndërmarrë", tha Pjerini, një banor i zonës.

Gjatë inspektimit të qendrës verore Rrjoll, Manastirliu tha se po bëhet një punë voluminoze nga shëndetësia për të ofruar shërbim shëndetësor të aksesueshëm duke shmangur spitalet apo qendrat shëndetësore të largëta.

“Për të gjithë ata që vijnë me pushime, por edhe për banorët vetë, është një punë e madhe që po bëhet nga gjithë shëndetësia dhe është një punë voluminoze. Deri në datën 23 Korrik, të dhënat tregojnë që janë ofruar më shumë se 23, 500 shërbime jo vetëm me vizita dhe konsulta por edhe me shërbime direkte, mjekime plagësh, me perfuzione, me mjekime të ndryshme duke shmangur spitalin, duke shmangur vajtjen deri në qendrat shëndetësore të largëta. Dhe duke pasur këtë akses është shumë më e lehtë që të marrësh shërbim”, tha ministrja.

Duke kujtuar qendrën shëndetësore të Velipojës të rindërtuar, që deri para një viti ishte e degraruar dhe sot ofron shërbime me cilësi të lartë, Manastirliu tha se programi i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore do të vazhdojë me 100 qendra të reja. 

“Tani hapëm kantierin e 100 qendrave të tjera shëndetësore që do të vijojmë t’i rehabilitojmë. Programi i 300 qendrave shëndetësore është me të vërtetë një program që jo vetëm ka rikthyer vëmendjen tonë tek kujdesi parësor, por mbi të gjitha ka kthyer vëmendjen tek qytetarët, dhe tek shërbimet bazë që ata kërkojnë, tek mjeku i familjes, tek infermieri tek ata të cilët kanë besimin e parë, ku shkojnë dhe marrin shërbimin e parë shëndetësor”, deklaroi Manastirliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës