Manastirliu inspekton spitalin e ri të kirurgjisë në Sarandë: Standard i ri shërbimi për qytetarët

Manastirliu inspekton spitalin e ri të kirurgjisë në Sarandë: Standard i ri shërbimi për qytetarët

Pas përfundimit të Materniteti të ri të Sarandës, një tjetër investim i rëndësishëm po transformon këtë spital bashkiak, ndërtimi i spitalit të ri të kirurgjisë dhe patologjisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi spitalin e ri në Sarandë, i pajisur edhe me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë, që po vihet tashmë në funksion të plotë.

“Vijon transformimi i spitaleve rajonale dhe bashkiake për të garantuar shërbim cilësor për qytetarët, afër vendbanimit. Spitali i ri i Kirurgjisë në Sarandë po rrit në një standard të ri shërbimin në këtë spital, që i shërben qytetarëve të Sarandës dhe rrethinave, por edhe turistëve të shumtë”, tha Manastirliu.

Spitali bashkiak i Sarandës nisi transformimin me ndërtimin e maternitetit të ri në vitin 2018, për të vijuar me investimin për rikonstruksionin dhe shtesën për shërbimet e kirurgjisë dhe patologjisë. Një investim prej 381 milionë lekë nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe pajisjes me aparatura të reja mjekësore të maternitetit, pavionit të kirurgjisë dhe patologjisë në spitalin bashkiak te Sarandës.

Ministria njofton se janë investuar 55 milionë lekë për bllokun operator dhe shërbimin e patologjisë në shtesën dy kate, duke filluar nga pajisjet dhe aparaturat mjekësore moderne si makina anestezie, aspirator kirugjikal, komplet instrumentash kirurgjikalë, laringoskop, elektrobisturi, defibrilator, pompa infuzioni, ventilator, monitorë, shiringa elektrike, puls oksimetër, etj.

Spitali i ri ka tre salla operacioni për shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme, ortopedisë, okulistikës dhe ORL. Gjithashtu në këto ambjente janë instaluar sistemet e gazrave  mjekësore, të aspirimit dhe sistemit të ngrohje-ftohjes të përqëndruar, etj.

Mbi spitalin e ri në Sarandë është ndërtuar helikodromi i ri i spitalit, i cili shërben për transportin e pacientëve me helikopter drejt spitaleve universitare, për rastet kur është e nevojshme të marrin trajtim më të specializuar.

Më herët, qeveria investoi për ndërtimin e Maternitetit të ri të Sarandës që i shërben 140 mijë banorëve të katër bashkive Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq. Spitalit të Sarandës i janë shtuar këtë vit edhe katër mjekë të rinj specialistë në shërbimet e kirurgjisë, pediatrisë, kardiologjisë dhe gastrohepatologjisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën