Manastirliu në Durrës: Plan masash për një sezon turistik të sigurt (VIDEO-FOTO)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, deputetët e Durrësit dhe kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e këtij qyteti, inspektuan qendrën e posaçme të hapur për sezonin veror në zonën e Currilave, e cila është një nga 4 qendrat verore 24 orëshe të hapura në Durrës.

Sipas ministres, jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në zonat malore, nga Valbona në Ksamil do ofrohet shërbim shëndetësor pranë zonave turistike, gjatë gjithë sezonit veror.

“Përveç qendrave shëndetësore verore, këtë vit do të kemi 18 postacione fikse autoambulancash, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese, nga veriu në jug të vendit, në zonat më të frekuentuara turistike për të garantuar ndihmën e parë në kohë”, tha Manastirliu.

I gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore dhe nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe helikopterëve janë në gatishmëri.

Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 Shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik.

Qendrat shëndetësore verore 24 orëshe

Valbonë

Plazhi Velipojë

Plazhi Rrjodh

Theth

Razëm

Tamarë

Plazhi Shëngjin

Plazhi Tale

Plazhi  Currila

Plazhi  Durrës

Plazhi  Gjiri i Lalzit

Plazhi  Shkëmbi i Kavajës

Plazhi Golem

Plazhi Mali i Robit

Plazhi Divjakë

Plazhi Darëzes

Plazhi Zvërnec

Plazhi i Vjetër

Plazhi Radhimë

Plazhi Drimadhas

Plazhi Dhërmi

Plazhi Himarë

Plazhi Qeparo

Plazhi Ksamil 1

Plazhi Ksamil 2

Postacionet e autoambulancave

Ksamil

Sarandë

Borsh

Himarë

Jalë

Drimadhes

Orikum

Plazhi i vjetër Vlorë

Darëzezë

Divjakë

Mali i Robit

Golem

Gjiri i Lalzit

Tale

Shëngjin

Velipojë

Tamarë

Theth

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën