Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti 114 infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore teknike të punësuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.
“Do të doja që t’ju uroja punë të mbarë të gjithëve ju, 114 infermierëve dhe profesionistë të shkencave teknike mjekësore të cilët sot bëheni pjesë e sistemit tonë shëndetësor në të gjithë vendin. Unë jam shumë e kënaqur që thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin në 350 vendet e lira që në shpallëm përgjatë muajit Gusht iu përgjigjën plot 1750 infermierë dhe profesionistë të tjerë të shkencave teknike mjekësore” – tha Manastirliu.
Duke theksuar se platforma “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e infermierëve në sistemin shëndetësor është një hap përpara drejt garantimit të transparencës dhe meritokracisë, Ministrja e Shëndetësisë tha se për herë të parë në këtë thirrje u mundësua testimi i informatizuar.
“Jam e kënaqur që arritëm të ndryshojmë edhe mënyrën e testimit. Nëpërmjet vendosjes së testimit të informatizuar, tashmë ne e kemi përmirësuar akoma më shumë mënyrën e testimit, duke krijuar një sistem i cili nuk të lë vend për gabime njerëzore dhe sigurisht rrit transparencën dhe besueshmërinë”, u shpreh në fjalën e saj Ministrja e Shëndetësisë.
Manastirliu theksoi gjatë takimit me infermierët e sapo punësuar, se punësimi I infermierëve do të vijojë, sipas renditjes së fituesve. Aktualisht në listën e fituesve të portalit “Infermierë për Shqipërinë” janë 2100 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike, të cilët presin dhe do të punësohen ditë pas dite në sistemin shëndetësor publik. Manastirliu theksoi gjatë takimit me infermierët e rinj se për ta do të vijojë rritja profesionale nëpërmjet patronazhimit në qendrat shëndetësore apo spitalet ku ato punësohen dhe më pas me edukimin në vazhdim, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
8.7%
Vota total: 2343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07