Nga veshjet te lulet e mobiljet...lista e dyqaneve të pakicës që do të hapen nesër! Manastirliu: Zgjerohet dhe fasha e lëvizjes (VIDEO)

TIRANË- Nga e hëna (27 prill) qytetarët do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të bërë pazare. Fasha e orarit të lëvizjes është zgjatur nga 90 minuta në 120 minuta, megjithatë theksojmë që është detyrim pajisja me autorizim në e-albania ose një mesazh në numrin 55155. Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e kurbës së butë të të infektuarve me COVID-19 që ka vendi ynë ku hapja do të jetë në mënyrë graduale e ndarë në katër faza.

"Duke filluar nga dita e hënë, do të zgjerohet fasha e lëvizjes së qytetareve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtur parametrat e sigurisë të distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësire kohore më të gjerë", tha Manastirliu.

Ndërkohë, nga dita e nesërme, do të hapet blloku i dytë i bizneseve nga ora 05:00 deri në 17:30, përfshirë këtu edhe taksitë, por duke i paralajmëruar zbatimin e protokollit, në të kundërtën do të ndëshkohen. Kujtojmë që bizneset që janë pjesë e kësaj liste të dytë duhet të aplikojnë në portalin e-albania dhe dokumenti i marrë, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, është i detyrueshëm që të afishohet në ambientet e biznesit në rast kontrolli.

"Ashtu siç kemi lajmëruar, të hënën në datë 27 prill do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin bizneset si më poshtë: Dyqanet e veshjeve; Të tekstileve; Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure; Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë; Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; Shërbimi Taxi Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit. Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjiena sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve", njoftoi ministrja.

Lista e aktiviteteve që do hapen nga 27 prilli

27 prilli shënon ditën kur vihen në zbatim masat e reja lehtësuese edhe në ato zona ky janë klasifikuara si të gjelbërta, me risk të ulët, siç janë qarku i Dibrës, Gjirokastrës,  zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit, e ndërsa qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura. Edhe në këto zona, parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike. Sa i takon makinave private të transportit, sqaron ministrja, ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.

Edhe ministrja e Financave Anila Denaj ka publikuar në Facebook të gjithë listën e bizneseve që pritet të hapen të hënë duke kujtuar të gjithë qytetarët se duhet të pajisen me protokollin e sigurisë

'Bizneset që hapen nesër, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30 vetëm duke zbatuar protokollet e sigurisë në Pune, për mbrojtjen e qytetarëve dhe punonjësve', shkruan Denaj.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer Daja: 26/04/2020 17:38

    O Aqif po e dime qe kjo hapje eshte nga halli po te pakten te dalim nga shtepia,te shohim ça bohet nga dyqani! Per shteti e dim qe nuk i plas per ne! Se vet KM na dha 26000 lek,na tha paguni sig,taksa, tatime uj,drita e qera dhe me kusurin mbani familjet per nje muaj se ju del e ju tepron!

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 26/04/2020 14:47

    Kur mund te aplikojme znj.ministre se ne portal deri tani refuzohemi dhe pse jam tek lista e buzneseve te hapura.Plus qe orari per leje dalje duhet te jete se paku 4 ore dhe jo vetem nje person i familjes sepse nese do te jete vetem nje person i familjes ne dite ajo leje do perdoret per gjerat jetike si psh ushqim,ilace,kujdes shendetsor ose pagesa faturash.nuk do ngel kohe qe njerezit te blejne psh kepuce,lule,rroba etj .Dhe koha per te blere psh kepuce eshte me e gjate se te blesh domate.

    Përgjigju
    • Aqif Kopertoni: 26/04/2020 15:38

      O Sefer, po nuk e kupton ti qe keta do te lene hapur qe kur te falimentosh ( shpresoj per ty mos te ndodh) te te thone: ti hapur ishe, vet e ke fajin. Plus qe nese do ketë paket lufte te dyte , ti nuk do perfshihesh se ke qene hapur.

  • Alberti: 26/04/2020 14:16

    Qekeni keput ne bythe,paskeni shtuar 30 min.Po dyqanet qe po hapni ju kush do i frekuentoje? 2 oret smjaftojne per halle jo me per qef.Avash avash do na coni drejt mosbindjes civile edhe neve qe ju kemi votuar!

    Përgjigju
    • tttttttttt: 26/04/2020 18:46

      Albert ke drejt po na cojn drejt mosbindjes civile. Nuk po durohet me kjo qe po na bejne.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre

Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre