Manastirliu thirrje mjekëve, infermierëve dhe studentëve t'i bashkohen 'frontit' kundër koronavirusit (VIDEO)

TIRANË - Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Rektori I Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata kanë bërë sot një thirrje publike për mjekët dhe infermierët dhe studentët e mjekësisë që duan të kontribuojnë në përballimin e situatës së COVID-19, t’I bashkohen ekipeve mjekësore në terren.

“Sikurse ju e dini i gjithë sistemi ynë shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë. Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës, me një profesionalizëm dhe vetëmohim, që nuk lë vend veçse për admirim dhe mirënjohje të thellë. Çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë. Prandaj, dua të bëj një thirrje publike, për çdo profesionist që ka lidhje me fushën e shëndetësisë, mjek, infermier, farmacist, laborant, profesionist të shëndetit publik, të gjithë Ju që do të ndiheni të gatshëm për të kontribuar për menaxhimin e situatës, për t’i dhënë një dorë, për të shërbyer në sistemin tonë shëndetësor sot është pikërisht dita për ta dhënë këtë kontribut dhe për t’u bashkuar së bashku”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë i është drejtuar edhe studentëve të Mjekësisë.

“Një thirrje për studentët e mjekësisë të cilët janë të ftuar gjithashtu për të na u bashkuar në këtë përpjekje, për të kapërcyer këtë situatë që mund ta përballohet vetëm nëse jemi të gjithë së bashku. Ndaj ftoj secilin prej jush që të na bashkohet në këtë luftë për të dhënë kontributin që vendi sot kërkon”, ka bërë thirrje Manastirliu. 

Rektori i Universitetit të Tiranës, Arben Gjata, i ka ftuar studentët e mjekësisë në universitetet shqiptare, publike apo private për t’iu bashkuar nismës së Ministrisë së Shëndetësisë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

“Është një moment i rëndësishëm për të gjithë sistemin shëndetësor shqiptar. Ju padyshim që në të ardhmen do të jeni pjesa më vitale e këtij sistemi, jeni të ftuar të shërbeni që sot. Jeni të mirëpritur të gjithë në këtë sforco të madhe që do të bëjë gjithë shoqëria shqiptare dhe gjithë sistemi shëndetësor shqiptar. Të bëhemi bashkë, t’i japim një dorë të gjithë për ta kaluar sa më shpejt, me sa më pak dhimbje këtë situatë para së cilës ndodhet vendi. Jam i sigurt që kur kjo situatë të kalojë, të gjithë ju që do t’i bashkoheni kësaj nisme do ta ndjeni veten krenar dhe të lumtur”, tha Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Kushdo që është i gatshëm të kontribuojë, të aplikojë në të dy portalet:  “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” për t’iu bashkuar ekipeve të shëndetësisë përgjatë kësaj kohe të vështirë për të gjithë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
Meta harron ‘luftën’, i bën “share” qeverisë, thirrje për tu bashkuar kundër koronavirusit

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një video të Ministrisë së Shëndetësisë ku ministrja Ogerta Manastirliu dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata bënë thirrje për mjekët, infermierët dhe studentët e mjekësisë që t’i  bashkohen ‘frontit’ për të luftuar koronavirusin.

“Na jeni një dorë” është thirrja publike e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë ata profesionistë por dhe studentë që të japin kontributin e tyre , t’ju bashkohen ekipeve mjekësore në terren! SOT ËSHTË DITA për t’i dhënë një dorë sistemit tonë shëndetësor, për t’u përballuar së bashku luftën me COVID-19!

Situata emergjence që shkaktoi koronavirusi dhe lufta ndaj tij, duket se la mënjanë ‘luftën’ mes presidentit dhe qeverisë në të mirë të shqiptarëve dhe vendit.

G.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erioni: 14/03/2020 20:53

    Drejtohu gjermanise

    Përgjigju
  • Zoti te denofte dhe me nje dhimbje qe te renkoshe Si mijnte ..: 14/03/2020 19:59

    I paftyte ,,mashtron me vite gjithe Popullin,,manipulon me vite me Florite e vjedhura ..Do. Zoti te jepe nje dhimbje qe ta ndjeshe ne shpirt,,sic e Kane ndjere shume Qytetare te pafajshem.. Kriminel..

    Përgjigju
  • Zoti te denofte dhe me nje dhimbje qe te renkoshe Si mijnte ..: 14/03/2020 19:59

    I paftyte ,,maahtron me vite gjithe Popullin,,manipulon me vite me Florite e vjedhura ..Do. Zoti te jepe nje dhimbje qe ta ndjeshe ne shpirt,,sic e Kane ndjere shume Qytetare te pafajshem.. Kriminel..

    Përgjigju
  • se shpejt te gjith njesoj: 14/03/2020 16:25

    Me ate qe ke aty ti ai mer vesht mga nga universitetet e mjekesis po si kok q* qe esht kshu ka me shku shum shpejt

    Përgjigju
  • Jola: 14/03/2020 15:53

    Thashe se po u ben thirrje te ikin ne Gjermani sepse ketu fale politikaneve nuk kane vend. U kujtuat per mjeket tani??? Mos me thuaj. Cfare zhgenjimi.

    Përgjigju
  • Ilir: 14/03/2020 15:40

    Me 45.000 ne muaj ministresha te shkoje vete nese ja mban te prese urgjencat. Kjo zonja duhet te jape doreheqjen dhe ne krye te gjerave te vihet nje mjek profesionist. Boll me me drejtoreshat kimiste te bashkise qe qeshin kur nuk eshte per te qeshur dhe qajne nga sikleti dhe frika r tmerrshme qe kane.

    Përgjigju
  • Trimi: 14/03/2020 15:39

    Te gjithe studentet e mjeket ne ndihme. Pervec se do ndihmojne vendin do te krijojne nje eksperience per brezat e ardhshem pas 30-40 vjetesh. Keto jane epidemi qe ndodhin shume rralle. Prandaj kurajo dhe te gjithe ne lufte ta ngadalesojme deri sa te dali kura apo vaksina.

    Përgjigju
  • Genti: 14/03/2020 15:38

    Po te ishe sjelle me kulture dhe qytetari ti me gjithe ate kllounin qe ke ne krah , nuk do iknin mjeket dhe infermieret ne gjermani, Tani kerkon rekrutim.

    Përgjigju
  • Sabedin: 14/03/2020 15:26

    Po por a ka siguri sa do vazhdoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit

Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit