Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një video të Ministrisë së Shëndetësisë ku ministrja Ogerta Manastirliu dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata bënë thirrje për mjekët, infermierët dhe studentët e mjekësisë që t’i bashkohen ‘frontit’ për të luftuar koronavirusin.
“Na jeni një dorë” është thirrja publike e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë ata profesionistë por dhe studentë që të japin kontributin e tyre , t’ju bashkohen ekipeve mjekësore në terren! SOT ËSHTË DITA për t’i dhënë një dorë sistemit tonë shëndetësor, për t’u përballuar së bashku luftën me COVID-19!
Situata emergjence që shkaktoi koronavirusi dhe lufta ndaj tij, duket se la mënjanë ‘luftën’ mes presidentit dhe qeverisë në të mirë të shqiptarëve dhe vendit.
Lajmi kryesor:
Manastirliu thirrje mjekëve, infermierëve dhe studentëve t'i bashkohen 'frontit' kundër koronavirusit (VIDEO)










