Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar kundër COVID-19

Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar kundër COVID-19

Një qytetare duke u vaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilriu ka publikuar pamje nga qendra e vaksinimit në Sheshin "Skënderbej" dhe ka ndarë lajmin e mirë se tashmë janë kryer mbi 900 mijë vaksinime kundër COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ministrja shprehet se do të plani kombëtar i vaksinimit do të vijojë pa u ndalur derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.

Në videon e publikuar kanë folur edhe disa qytetarë të cilët kanë ndarë eksperiencën e tyre pasi kanë marrë vaskinën.

“Ndihem shumë mirë, vaksinën duhet ta marrin te gjithë se bën mirë”, shprehet një qytetar.

“Jemi shumë të kënaqur” thotë një tjetër.

Në fillim të videos, paraqiten gjithashtu mënyrat përmes së cilave çdo qytetar mund të marri shërbimin e vaksinës duke kontaktuar mjekun e familjes ose duke aplikuar në e-albania.

Fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” nisi më 11 janar 2021, me qendrën e parë të vaksinimit në Sheshin "Skënderbej", ndërsa vijon me ritme mjaft të shpejta në të gjithë vendin.

Ndërkohë, në vendin tonë vijojnë të vijën edhe doza të tjera vaksinash, duke e çuar totalin në 1,079,650 doza. Vetëm një ditë më parë mbërritën në Rinas 11.700 doza të vaksinës Pfizer.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin