/ATSH-MIA-ANSA/ - Një tren i linjës ndërkombëtare Selanik-Beograd shtypi dje në mbrëmje për vdekje 14 emigrantë, mes stacioneve hekurudhore "Rajko Zhinzifov" dhe "Pçinjë".
Në vendin e aksidentit hekurudhor, ekipet e ndihmës së parë mjekësore arritën nga Shkupi dhe Veleshi.
Kontroll në këtë aksident kanë bërë edhe prokuroria maqedonase dhe teknikë të hekurudhës së Maqedonisë.
"Trupat e të vdekurve gjenden në morgun e Veleshit", tha Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Velesh.
Stojkovska shtoi se tetë imigrantë janë plagosur dhe gjenden në stacionin policor të Veleshit, ndërsa ka patur edhe një grup më të madh emigrantësh, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Mendohet se emigrantët ishin me prejardhje nga Somalia dhe Afganistani.