Maqedonia e Veriut mund të kërkojë test negativ Covid për shtetasit që vijnë nga Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi

Maqedonia e Veriut mund të kërkojë test negativ Covid për shtetasit që vijnë nga Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut, i ka propozuar Qeverisë masa kundër koronavirusit për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Mali të Zi. Komisioni kërkon që qytetarët e shteteve të lartpërmendura të kenë PCR test negativ jo më te vjetër se 72 orë nëse duan të hynë në Maqedoni, por për këtë kërkesë akoma nuk ka vendim të Qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se prapa këtij propozimi nuk fshihen qëllime politike dhe se nuk po i bëhet presion Greqisë për të heq izolimin për shtetasit maqedonas

Në raportin e fundit të Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve rezulton se të gjitha vendet për të cilat Maqedonia e Veriut kërkon test PCR me rezultat negativ, në pjesën e dytë të qershorit kanë pasur incidencë shumë herë më të vogël se çka patur Maqedonia ku incidenca e rasteve të reja për 100 mijë banorë është 99.5, ndërsa vendet e rajonit kanë kurbë prej 30 deri 60 për qind më të ulët.

Serbia ka 27 raste për 100 mijë banorë, Mali i Zi ka 28.1 raste për 100 mijë banorë, Bosnje Hercegovina 39.5 raste për 100 mijë banorë, Kosova ka 66.2 raste për 100 mijë banorë, kurse Maqedonia e Veriut ka 99.5 raste për 100 mijë banorë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike