Lionel Messi u kryqëzua nga fansat për faktin se humbi penalltinë në ndeshjen përballë Islandës, ndeshje e cila përfundoi me barazim.
Edhe futbollisti legjendar Diego Maradona ka rënë pre e kritikave për shkak të sjelljes së tij në tribunën VIP ku është fokusuar nga kamerat duke tymosur një puro edhe pse është e ndaluar.
Ishte një ditë e vështirë për argjentinasit, me shumë tension që në debutim. Secili jeton sipas mënyrës së tij dhe i ndjen gjërat po sipas mënyrës së tij. Sinqerisht nuk e dija që ishte e ndaluar të tymosja në stadium. U kërkoj falje të gjithë njerëzve të FIFA-s. Forca Argjentina! Përpara djem! Tani më shumë se kurrë!
Diego Maradona