"Marconi Jazz Band" është një grup muzikor italian, i cili është formuar në vitin 2012 në kuadër të projektit "Laboratorio Jazz" (Laboratori i Xhazit) ideuar nga MaestroTeresa Tecchi e cila është mësuesja e pianos së liceut të Marcioni-t në Pezaro(Pesaro të Italisë), e diplomuar në zhanrin e muzikës Xhaz.
Me qëllimin promovimin e këtij zhanri muzikor , prof.Tecchi zgjodhi talentet e liceut Marconi, midis muzikantëve të rinj, dhe krijoi një formacion të vogël në moshë, por të sukseshëm në misionin dhe projektin e saj, dhe mjaft të pëlqyer nga publiku italian kudo që ata kanë performuar deri më sot.
Majtas, Jean Gambini dhe Giacomo Uncini dhe Marconi Jazz Band në koncertin e datës 26 mars 2015
Gjithçka nisi në eksperimentin që u realizua në Teatrin e Liceut Marcioni, ku emrat e talenteve të rinj përzgjedhur nga prof.Tecchi emra si  Camilla Dentale (këngëtare), Riccardo Spendolini(trombist), Giulio Piergiovanni(trombist), Giorgia Zaurrini (saks alto), Nicola Bresciani (kontrabas, kitar bas, dhe bas elektrik), Lorenzo Rizzuto(baterist), shqiptari  Evis Vlladna (pianoforte, tastierë) dhe super talenti tjetër po shqiptar David Mihali (i lindur në Tiranë 23 prill 1998, dhe me banim në Itali prej 10 vitesh) i cili luan në flaut, saks, tastier dhe piano, rezultuan mjaft të suksesshëm që në daljen e parë.
Super talenti Shqiptari David Mihali
Që prej vitit 2012, "Marconi" banda që transformon gjithçka në Xhaz, ka zhvilluar mjaft koncerte promovuese në Itali,  gjatë së cilëve duke perfomuar "kovera"( hite të njohura të muzikës botërore) dhe jo vetem, kanë arritur të realizojnë objektivin dhe projektin e profesoreshës së tyre "Maestro" Teresa Tecchi-it, ai i të promovuarit të këtij zhaneri që është disi në zbehje apo zhdukje.
Duke ndërthurur  talentin e shqiptarit David Mihali, dhe italianëve Giulio Piergiovanni, Giorgia Zaurrini etj, në kombinimin e instrumentave si flauti, saksi, tromba etj, Maestro Tecchi ka arritur të tërheqi vëmëndjen e publikut, dhe të krijo një grup mjaft premtues për të ardhmen, grup të cilin urojmë ta shohim të performojë
Talenti Shqiptar Evis Vlladna
edhe në Tiranë.
Edhe në ekzibicionin e tyre të fundit,  atë të datës 26 mars 2015 në Teatrin "Fortuna" të Fanos, "Marcioni Jazz Band" kësaj here edhe në shoqërinë e emrave të njohur të muzkës  si Jean Gambini (në saks) dhe Giacomo Uncini (në trombë) , treguan se niveli i tyre artistik është gjithmonë e në rritje, ku artistët e rinj përformuan denjësisht dhe pa u shqetësuar, kompleksuar apo emocionuar nga prania e profesionistëve përkrah tyre./atsh/