Në një periudhë ku stresi i karantinimit, po zëvendësohet nga pasiguria e rikthimit në atë që quhet “normaliteti i ri”, zëra të fuqishëm në biznesin botëror, ndajnë pritshmëritë e tyre mbi cfarë duhet të presim pas këtij rikthimi.
Marian Salzman, e njohur si një ndër 5 trendspotter më me influencë në botë, në një komunikim online që zhvilloi me përfaqësues të mediave të Europës Juglindore, ndau se “Mësimi i parë që morëm nga kjo pandemi është të kuptojmë se cilat janë gjërat që vlejnë më shumë”.
E pyetur prej tyre për mënyrën se si një nga gratë më me influencë në Marrëdhëniet me Publikun dhe aktualisht Zv. Presidente e komunikimeve globale në Philip Morris International, e sheh “normalitetin e ri” që qëndron pas derës së pandemisë, ajo ndau me ta këndvështrimet e saj.
Sipas Marian, “këtej e tutje, do të shohim njerëz që festojnë çdo ditë, do të jemi doktorë e mësues të përditshëm. Të gjithë do të drejtohemi drejt asaj që na pëlqen, besojmë dhe na bën të ndihemi të sigurt”.
Marian Salzman, Senior VP, Global Communications, Philip Morris International
Tanimë jeta ndahet në dy kohë: para-COVID dhe post-COVID. Dhe nga kjo periudhë të gjithë kemi nxjerrë mësimet tona. Kjo pandemi globale mund të shërbejë për të rritur mëshirën, ndjenjën e komunitetit dhe civilizimin.
Të mësuar nga izolimi i detyruar që mbylli në shtëpi të gjithë botën, Salzman tha se “Mësimi dhe puna në distancë do të qëndrojnë me ne edhe pas pandemisë. Pasi provuam të jemi në kontakt me njerëzit nga çdo cep i botës. Madje është vënë re një rritje e regjistrimeve në aplikacionet e njohjeve dhe njerëzit janë më të gatshëm të krijojnë marrëdhënie të reja për të mos qëndruar vetëm nëse një valë e re COVID rikthehet.
Ne po shohim baza premtuese për të ecur përpara, nëse jemi në gjendje të vazhdojmë me sensin tonë të tanishëm të bashkëjetesës: të shtojmë ndarjen e të mirave mes nesh, të kemi më pak urrejtje dhe më shumë tolerancë, mbështetje për pagën bazë, për punëtorët me të ardhura të ulëta dhe një qasje më domethënëse për markën.
Për sa i përket rutinës së re të vendosur nga puna prej shtëpisë, ajo thotë se rutina e vjetër e punës është zëvendësuar me turne 24 orëshe. Duke treguar shembullin e saj, që çdo ditë zgjohet në orën 2:30 të mëngjesit në ShBA për t’u lidhur në kohë reale me kolegët në Europë, Marian tha se “kjo mënyrë të bën të ndihesh më fuqiplotë kur di se ke në dispozicion 24 orë për të punuar”.
Duke vlerësuar rolin që kanë luajtur mediat sociale gjatë kohës së pandemisë, Marian Salzman nuk e ndan dot nëse roli i tyre ka qenë informues apo panikues. “I kanë bërë të dyja rolet. Në rrjetin tim gjej shumë solidaritet, ashtu siç shoh të ketë dhe shumë urrejtje që më trishton. Problemi është se bota reale ka hyrë në shtëpinë tonë përmes ekranit të një kompjuteri. Por në vazhdim të gjithë do të priren të jenë përdorues më të sofistikuar të mediave sociale”.
Marian Salzman është vlerësuar si Top Five trendspotters në botë (për kontributin e saj në popoullarizimin e termit “metrosexual” në brand marketing). Ajo është një nga profesionistet më të vlerësuar me cmime të rëndësishme botërore për biznesin, komunikimin dhe femrat dhe është autorja e shumë librave mbi PR dhe komunikimin. Ajo është kontribuese në Forbes dhe krijoi 30 vite më parë kompaninë e parë në botë për studime tregu online, Cyberdialog.