Ferit Hoxha foli edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i cilësuar ato në një nga momentet më pozitive të viteve të fundit. Ai tha se ekziston një vullnet i përbashkët për të trajtuar çështjet e mbetura pezull në marrëdhëniet dypalëshe dhe për të ecur përpara. Hoxha u ndal edhe te çështja e kufirit detar, duke kujtuar se dy përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje nuk dhanë rezultat.
“Marrëdhëniet tona me Greqinë.. po jetojmë në një periudhë kur marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kaq pozitive. Po bëjmë gjithçka për të trajtuar ato ccështje pjesë të shportës së marrëdhënieve dy palëshe. Ka një dëshirë të përbashkët për të ecur përpara, për të vendosur gjithçka në perspektivë e trajtuar disa ccështje shumë të vjetra, përfshirë edhe atë të detit. U përpoqëm 2 herë që të arrinim marrëveshje nuk mundëm ta bënim. Ndaj si Shqipëria dhe Greqia do të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ka një dëshirë të përbashkët që të ecim përpara e të shohim aspektin pozitiv si të ndihmojmë njëri tjetrin” tha ai.
Lajmi kryesor:
Zvërneci, Ministri Hoxha: Projekti në respekt të detyrimeve ndaj BE-së! Protestat tregojnë që ne kemi liri






