Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
59/2
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
60.3%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 6816
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Serbia kandidate për organizimin e EURO U-21, Prodani në Report Tv: Interes dhe servilizëm i Armand Dukës, veprim i gabuar
2 Tetor, 19:42
-
Ilir Binaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve
2 Tetor, 19:39
-
Rrepa e kuqe, ja disa nga vlerat e saj ushqyese, pse nuk duhet ta ndani nga dieta juaj
2 Tetor, 19:36
-
VIDEO/ Berat Gjimshiti shënon në Champions League, Atalanta në avantazh
2 Tetor, 19:22
-
Shefi i Ushtrisë së Serbisë takohet me komandantin e KFOR-it, në fokus siguria në Kosovë dhe rajon
2 Tetor, 19:14
-
Mero Baze: ‘Salianji’ si test për Berishën
2 Tetor, 18:58
-
Proda drejtori i ri i Policisë së Shtetit, gazetari Dema: Ishte emri më i lakuar, drejtimi i Elbasanit pikë kthese në karrierën e tij
2 Tetor, 18:56
-
‘Etika’ përjashtoi 24 deputetë të opozitës, Bardhi: Tregon sa frikacak është Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit
2 Tetor, 18:43
-
SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as Izraelin
2 Tetor, 18:35
-
Revista franceze ‘Transavia’: Shqipëria xhevahiri i fshehur i Ballkanit
2 Tetor, 18:31
-
Pas kaosit të opozitës në Kuvend, Çupi dhe Bushka takohen me Nancy VanHorn, në fokus rëndësia e institucioneve të pavarura dhe reforma në drejtësi
2 Tetor, 18:24
-
Sekretariati i Etikës merr vendimin/ Noka, Bardhi dhe Nallbati 60 ditë larg Kuvendit! Palokës i bie dënimi më i lehtë me 10 ditë, pjesa tjetër 40 ditë përjashtim
2 Tetor, 18:22