Martohet ylli i “Game of Thrones”, vëmendjen e merr nusja e tij ‘sa një mizë’ (Foto)

Martohet ylli i “Game of Thrones”, vëmendjen e merr nusja e tij ‘sa një mizë’ (Foto)

Aktori Hafþór Júlíus Björnsson dhe bashkëshortja e tij, Kelsey Henson

Të gjithë ata që e kanë ndjekur serialin “Game of Thrones” me siguri që nuk u ka shpëtuar djali muskuloz dhe shumë i gjatë, Gregori. Në fakt ai është aktori Hafþór Júlíus Björnsson dhe ka rënë gjithmonë në sy për paraqitjen e tij të jashme.

Së fundmi ylli i serialit të njohur është martuar. Hafþór ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Kelsey Henson. Ceremonia e dyshes u zhvillua në në vendin e tij të lindjes, në Islandë, më 20 tetor.

“Është një kënaqësi e madhe që tani mund të them se Kelsey Morgan Henson është bashkëshortja ime. Duhet ta mbaj mirë këtë grua të mrekullueshme për gjithë pjesën tjetër të jetës. Jam shumë i emocionuar për gjithë ato aventura që na presin përkrahë njëri-tjetrit,"- shkroi 29-vjeçari krahas fotove martesore që publikoi në profilin e tij në Instagram.

Postim i bërë nga aktori Hafþór Júlíus Björnsson në Instagram 

Në fakt ajo që tërhoqi vëmendjen tek njerëzit ishte dallimi i tyre i madh në pamjen e jashtme. Björnsson është 2.06 metra i gjatë e ndërsa Kelsey vetëm 1.58. madje mediat e huaja e kanë quajtur ‘një mizë’ krahas bashkëshortit të saj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës