Masakër në Haiti, pretendonte se djalit i kanë bërë magji, vret 180 persona

Masakër në Haiti, pretendonte se djalit i kanë bërë magji, vret 180 persona

Rreth 180 njerëz u vranë gjatë fundjavës në lagjen Cite Soleil pranë kryeqytetit të Haitit, pas sulmeve që ishin urdhëruar nga një drejtues bande i cili dyshonte se fëmija i tij u sëmur pasi i kishin bërë magji.

“U kalua vija e kuqe”, tha zyra e kryeministrit përmes një deklarate, ku theksohej “se do të mobilizoheshin të gjitha forcat” për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, përfshirë kreun e bandës, Monel "Mikano" Felix, i cili akuzohet se planifikoi sulmin.

Sipas mediave të huaja, pjesa më e madhe e viktimave ishin të moshuar.

Rrjeti Kombëtar i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut (RNDDH), një organizatë jo qeveritare në Haiti që mbikëqyr institucionet shtetërore dhe nxit edukimin për të drejtat e njeriut, tha të dielën se të paktën 110 njerëz, të gjithë të moshës mbi 60 vjeç, ishin vrarë në Cite Soleil gjatë fundjavës.

Sipas kësaj organizate, bilanci mund të jetë më i lartë ndërsa citoi dëshmitarë të ishin shprehur se "trupat e gjymtuar ishin djegur në rrugë, përfshirë disa të rinj që u vranë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin banorët".

Rrjeti RNDDH tha se Monel "Mikano" Felix kishte urdhëruar sulmin pasi fëmija i tij u sëmur dhe pasi kërkoi këshilla nga një prift i sektit fetar ‘vodou’ i cili akuzoi të moshuarit në zonë se lëndonin fëmijët përmes magjisë. Sipas organizatës, fëmija i Feliksit kishte vdekur të shtunën pasdite.

Monel "Mikano" Felix nuk komentoi mbi akuzat. Cite Soleil, një lagje e varfër me popullsi të dendur pranë portit të kryeqytetit Port-au-Prince, është ndër zonat më të varfra dhe më të dhunshme të Haitit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!