TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka shpërthyer në sulme ndaj familjes Durda gjatë seancës së radhës gjyqësore për masakrën e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona mes tyre edhe fëmijë. Shkak për debatet në gjyq është bërë kërkesa e Fatmir Mediut, i cili kërkon që në procesin gjyqësor të gjykohet pa praninë e familjarëve të viktimave, një e drejtë që në fakt atyre u është njohur edhe nga Gjykata e Strasburgut më nëntor 2023.
Ish-ministri Mediu kërkoi në sallë revokimin e vendimit të gjyqtares Gjoka që ka pranuar familjen Durda si palë, ndërsa ngriti edhe pretendime absurde se avokati i tyre, Dorian Matlija paguhet nga George Soros. Por, këtyre pretendimeve të Mediut iu përgjigj djali i familjes Durda, Geraldo, i cili i kërkoi të lërë mandatin e deputetit dhe të përballet me drejtësinë.
“Ta ka dhënë përgjigjen gjykata e Strasburgut, lëre mandatin e deputetit e përballu me gjykatën”, tha Geraldo Durda në sallën e gjyqit.
I ashpër ishte edhe reagimi i babait të Edison Durdës, i cili ishte vetëm 7 vjeç kur u vra në masakrën e Gërdecit. Feruzan Durda i cili prej 15 vitesh po kërkon drejtësi, i kujtoi Mediut vrasjen e të birit, i cili sot do të festonte datëlindjen dhe do mbushte 25 vjeç.
Fatmir Mediu: Kemi 15 vite që ju dëgjojmë.
Feruzan Durda ngrihet në këmbë:15 kam unë që pres. Nuk e financon Soros, se e ka marrë në 2008 çështjen. Mos të thotë kemi 15 vjet që ju dëgjojmë, se jemi ne ata që presim. Duhet ta kishim djalin 25 vjeç. Ka ditëlindjen sot.
Pasi gjyqtarja Irena Gjoka nuk e pranoi kërkesën e Mediut për përjashtimin e familjes Durda, avokatët e tij bënë kërkesë tjetër për përjashtimin e saj dhe kërkuan pezullimin e seancës. Por edhe kjo kërkesë nuk iu pranua. Po ashtu, gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën për marrjen si provë të 9 dëshmive të marra në SHBA.
“Kërkesa juaj nuk është shkak për ndërprerjen e procesit”, tha Irena Gjoka.
Mediu vijoi me akuzat duke thënë se në emër të familjes po bëhet politikë, ndërsa tha se vendimi demontimin e municioneve u zbatua nga Forcat e Armatosura. Seanca e radhës do të mbahet më 11 nëntor.
“Si ka mundësi që Altin Dumani për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës tha se nuk ka përgjegjësi pasi kam nxjerr vetëm urdhrin, zbatimin e ka bërë polici, ndërsa unë qenkam përgjegjës për një vendim për demontimin që kam nxjerr totalisht të rregullt, e kanë marrë për zbatim dhe e kanë zbatuar forcat e armatosura”, tha Mediu.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, e një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”.
Çfarë ndodhi në 15 mars?
15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 17 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.
Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha, foli për mediat pas seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për masakrën e Gërdecit.
Ndër të tjera, ai deklaroi se në mënyrë të padrejtë GJKKO nuk po pranon 9 dëshmitë e disa ish-zyrtarëve të lartë amerikanë dhe europianë lidhur me çështjen. Sipas avokatit Visha, dëshmitë janë përcaktuese për çështjen.
“Barazi armësh në proces. Ashtu siç SPAK është lejuar të marrë prova në SHBA, në përputhje me ligjet e atij vendi dhe ne kemi kërkuar për të sjellë po nga ai territory dëshmitë e 9 subjekteve me një relevancë të jashtëzakonshme për çështjen dhe zotin Mediu. Kujtoj këtu për analogji rolin që dëshmi të caktuara të gjeneralëve amerikanë kanë luajtur dhe po luajnë sëfundmi për procesin e zotit Thaçi. Meqenëse gjykata me të padrejtë sikurse jeni dëshmues këtë të drejtë tonën, ne kemi marrë këto dëshmi në formën e lejuar nga ligji amerikan. Me deklarim nën betim. Këto akte janë sjellë nëpërmjet ambasadës së Shqipërisë në ministrinë e Drejtësisë. Çuditërisht kanë përfunduar në KLGJ sikurse keni dijeni. Me të drejtë i kemi kërkuar gjykatës që t’i sjellë në gjykatë dhe t’i bëjë pjesë të fashikullit të 9 dëshmitë përfshirë letrat e 6 kongresmenëve amerikanë, pas besojmë se kanë një domethënie përcaktuese në çështjen tonë. Gjykata dhe këtë e rrëzoi’,- tha Visha.
Vetë ish-ministri Mediu thotë se gjyqi ka prapavijë politike dhe se është një proces i orkestruar.
“Jemi përballë një fakti të një gjyqi popullor të organizuar politikisht që s’ka lidhje me akuzën për ministrinë e Mbrojtjes. Po ta shikoni të gjithë zinxhirin e marrëdhënies që hapi çështjen në mënyrë të kundraligjshme. Po ashtu, krijoi opinionin publik me paratë e Fondacionit Soros, ndikimin e këtij fondacioni në reformën në drejtësi, por deri te Gjykata e Strasburgut gjërat janë të lidhura në atë mënyrë jo për të bërë atë që është në interes të drejtësisë, por në interes të disa grupeve politike të caktuara në Shqipëri, të cilat janë evidente”,- tha Mediu.

Fatmir Mediu u përplas në sallën e gjyqit me familjen Durda. Mediu ka deklaruar se nuk pranon që ne emër të familjarëve të bëhet politikë, kur në fakt familja Durda po kërkon drejtësi për djalin 7-vjeçar që iu vra në masakrën e Grëdecit. Mediu thotë se procesin e demontimit të municioneve e kanë bërë Forcat e Armatosura.
Fatmir Mediu: Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim, për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar. Nuk pranoj që në emër të familjarëve të bëhet politik, asgjë skam me familjarët madje jam i hapur ndaj tyre për çdo pyetje që kanë. Nëse drejtësia do donte të bënte drejtësi ka disa dokumente mbi gjithë procesin e demontimit. Këto nuk qenkan fakte. Dy ekipet amerikane që kanë asistuar 15 vite FA, komandantin e NATO-s në Tiranë, nëse këta që na kanë menduar si të bëjmë aktet e demontimit nuk thirrën ndërkohë që ata ekspertët shkencor që nuk kishin mundësi as të lexonin, dhe dëshmuan, atëherë ky s’është proces gjyqësor për të krijuar vetëm një perceptim, opinion publik, duke thënë “po bëhet gjyqi gërdeci”. Ndërkohë që unë akuzohem për shpërdorim detyre.
Avokati Henrik Ligori: Mediu akuzohet për shpërdorim detyre për shpenzimin e naftës së shtetit, këtu duhej të ishte si palë viktimë shteti për dëmin që SPAK pretendon se veprimi apo mosveprimi i Mediut i ka shkaktuar
Mediu: si ka mundësi që Altin Dumani për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës tha se nuk ka përgjegjësi pasi kam nxjerr vetëm urdhrin, zbatimin e ka bërë polici, ndërsa unë qenkam përgjegjës për një vendim për demontimin që kam nxjerr totalisht të rregullt, e kanë marrë për zbatim dhe e kanë zbatuar forcat e armatosura.

Feruzan, Zamira Durda dhe Fatmir Mediu
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu në sallën e gjyqit për maskrën e Grëdecit jo vetëm që ka sulmuar familjen Durda dhe kërkuan largimin e tyre nga salla, por u përfshi edhe një e episod të turpshëm, duke i thënë familjes Durda se kanë 15 vite që i dëgjojnë, në një kohë kur ata po kërkojnë drejtësi për djalin 7-vjeçar që ia vranë.
Avokati Dorian Matlia: Meqë kërkuan të dalë nga salla Geraldo Durda, atëherë jemi dakord të largohet në mënyrë që të mos kemi pengesa.
Fatmir Mediu: Kemi 15 vite që ju dëgjojmë.
Feruzan Durda ngrihet në këmbë:15 kam unë që pres. Nuk e financon Soros, se e ka marrë në 2008 çështjen. Mos të thotë kemi 15 vjet që ju dëgjojmë, se jemi ne ata që presim. Duhet ta kishim djalin 25 vjeç. Ka ditëlindjen sot.

Fatmir Mediu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjyqi për masakrën e Gërdecit, me argumentin se nuk i pranon kërkesat e tyre me shkrim.
Krahas kërkesës për përjashtimin e Gjokës, mbrojtja e Mediut kërkoi edhe ndërprerjen e procesit deri në marrjen e një vendimi.
“Kërkesa juaj nuk është shkak për ndërprerjen e procesit”, tha Irena Gjoka.
Ardian Visha: Neni 22 i kodit të procedurës penale parashikon ndërprerjen e seancës. Kërkojmë ndërprerjen deri sa te çmohet nëse është e drejtë apo jo kërkesa jonë.
Prokurori Klodian Braho: I kërkoj gjykatës të administrojë prova dy prova te reja që ne i kemi disponuar, shkresa e avokaturës së shtetit si dhe një shkresë tjetër e avokaturës së shtetit, ne të cilën ndodhet vendimi i Gjykatës së Strasburgut në favor te familjarëve të viktimës si dhe një vendim i gjykatës administrative.
Komente











keta jane krrimbat e gjizes qe kerkojne dretesi .pa le pa thone dretesi eshte e kapur yyyyyyyyyyyyyyyyy
PërgjigjuArroganca e Mediut eshte e paturpshme dhe e pafalshme!
PërgjigjuBurre ( me falni per shprehjen me falni ) I dhjere por krenar Pooor Nje dite ne kete bote lahen te tera Zoti vonon por nuk Harron
PërgjigjuPaskeni qen pa gjak e shtylle kurrizore!!! Ju kane vra fmit e prinderit e te afermit, Nderkohe kto u bene miliarder mbi kurrizin tuaj Dhe ju beni gam gam kot me goje.. Mund te benit nje burrni me mire Sa rrini si te vdekur mes te gjalleve. Haram gjaku i te humburve i fmive tuaj
PërgjigjuKY QENI i FIERIT DUHEJ TE ISHTE NE BURG TANI.
PërgjigjuJu vrau djalin dhe tani u thote:"Keni 15 vjet qe me çani bythen". Keshtu eshte kur drejtesia eshte ne duart e Argita Berishes.
PërgjigjuFix tenet!
O mehdi, o rryp, qe i jepni rendesi vetes kot me kot si ti ashtu edhe sali berisha, sorros nuk e di a ekzistoni ju apo jo, jo me qe te merret me ju brekgrisur, si ti qe je shushunje si sali berisha si rama na keni gjetur ne ne shqiperi qe na vidhni pa pushim po jashte shtetit sju pjerdh njeri.
PërgjigjuSa turp e te pacip? Te vrasin femijen e te thone kam 15 vjet qe ju degjoj. Cfare tjeter do degjojme ne vendin tone? Frike nga Zoti nuk kane?
PërgjigjuNa vrau e na hodhi në erë dhe përsëri deputet,vetëm në Shqipëri ndodhin këto çudira....o SPAK Fatmir Mediu është vrasës dhe ju e lini të lirë kriminelin...
Përgjigju