Akt ekspertimi për masakrën e Gërdecit/ Mediu në GJKKO: Ekspertët janë përgjigjur njësoj si në 2008, s’kanë studiuar mbi 80% të dokumenteve! Akuza pa bazë

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua ditën e sotme seanca e radhës për masakrën e Gërdecit. Pas seancës Mediu ku bashkë me avokatët mbrojtës lexuan kundërshtimet për përfundimet e ekspertëve. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pretendoi edhe një herë se procesi është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza absurde.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka zbardhur edhe fjalën e Mediut në seancë referuar përgjigjeve që ekspertët e akt-ekspertimit financiar kanë dhënë mbi pyetjet që iu ishin drejtuar nga mbrojtja e ish-ministrit.

Mediu kundërshton akt-ekspertimin duke thënë se mbi 80 % e dokumenteve të nevojshme nuk janë studiuar nga ekspertët. Sa u takon përgjigjeve që kanë dhënë ekspertët, Mediu thotë se kanë bërë përgjigje copy paste të akt ekspertimit financiar të bërë prej tyre në vitin 2008, kur ndodhi edhe maskara e Gërdecit me 26 të vrarë.

Ish-ministri ka thënë në sallë se ekspertë bëjnë vlerësime juridike, që janë jashtë tagrit të tyre.

“Do hedh dritë mbi çdo përgjigje dhe sens alogjik të ekspertëve. Në raporte e korrespondenca konfidenciale Meico dhe SHISH kanë vërtetuar besueshmërinë e kompanisë SAC. Mbi 80 % e dokumenteve të nevojshme nuk janë studiuar nga ekspertët. Ekspertët bëjnë vlerësime juridike, që janë jashtë tagrit të tyre. DASH nuk vlerëson një kërkesë, por të gjithë dokumentacionin. Ka shumë detaje para se të lejohet përcjellja e teknologjisë ushtarake në Shqipëri.

Ekspertët i bëjnë bisht pyetjes edhe nëse janë njohur ose jo me licencat e SAC. Ekspertët nuk kanë asnjë njohuri se çfarë licencash nevojiten në SHBA dhe Shqipëri për këtë proces. Unë duke kërkuar në dokumentacion arrita të gjej disa licenca të SAC, licenca për të cilat është marrë në vijimësi leje nga SHBA.

Departamenti i Mbrojtjes, por edhe i Transportit në SHBA kanë dhënë leje për procesin. Nëse SAC do ishte kompani mashtruese, atëherë përse akuza nuk ka ngritur asnjë çështje ndaj kësaj kompanie. Pretendohet se nuk kanë paguar detyrimet financiare. Unë kam mundur të gjej të gjitha licencat e SAC. MM nga 90 deri sot, i ka shitur municionet në ofertuesin e parë. Municionet nuk mund të shiten në ankand.

Ekspertët kanë bërë përgjigje copy paste të akt ekspertimit të bërë prej tyre në vitin 2008. Kam kontrata të Meico me Policanin, ku Meico e ia ka dhënë municionin falas dhe transportuar falas. Në Poliçan fishekët janë djegur. Janë shpenzuar 8 mln usd nga partnerët. Demontimi në Poliçan do të zgjaste deri në 2030, ndërsa kërkohej që procesi të mbaronte në 2010. Absurditet vlerësimi i ekspertëve që fitimi në rast demontimi është më i madh se ai nga shitja", ka thënë Mediu në sallën e GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO, është shprehur se procesi është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza absurde.

 ‘Ky proces është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza tërësisht absurd dhe të pabaza. I them ministrit të sotëm të mbrojtjes, edhe ish-ministrave duhet patjetër të mbrojnë shkollën ushtarake përpara se të marrin postin sepse mund t’i akuzojnë për çështje ushtarake që kanë të bëjnë me kalibrat, me llojin e armatimit dhe municioneve, transportin e tyre, duhet patjetër ta dinë. Ky nuk është standard i NATO-s, por i prokurorisë sonë’, tha ai.

Më 9 tetor, GJKKO rrëzoi kërkesën e Mediut për rieksperim pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit. Sipas SPAK, prej aktit të ekspertimit financiar, evidentohen dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e ish-ministrit Mediu, pretendim që është kundërshtruar nga ky i fundit.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Dosja Gërdeci/ Fatmir Mediu: Proces i ndërtuar në mënyrë të paligjshme! Po kalon në akuza absurde

 

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur ditën e sotme në një deklaratë për media pas daljes nga GJKKO, ku ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës për masakrën e Gërdecit.

Mediu u shpreh se procesi është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza absurde dhe që nuki kanë baza. 

"S’kam bërë shkollë ushtarake, çdo ministër mbrojtje merr vlerësimin për çështjet ushtarake me ndihmën e strukturës ushtarake. Struktura ushtarake kanë përgatitur urdhrin e ministrit në raport me kalibrat, është edhe një komision. Më falni kë duhej të pyesja unë, të merrja shefin e shtabit të SHBA-ve ta pyes se çfarë më ka thënë shefi i shtabit të FA-ve, qëndron apo jo? Ky proces është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza tërësisht absurd dhe të pabaza. I them ministrit të sotëm të mbrojtjes, edhe ish-ministrave duhet patjetër të mbrojnë shkollën ushtarake përpara se të marrin postin sepse mund t’i akuzojnë për çështje ushtarake që kanë të bëjnë me kalibrat, me llojin e armatimit dhe municioneve, transportin e tyre, duhet patjetër ta dinë. Ky nuk është standart i NATO-s, por i prokurorisë sonë", tha ai. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 30/10/2024 15:44

    Nuk do na zèrè gjumi natèn pèr kètè padrejtèsi qè po i bèhet kryetarit tè asaj partiçkès qè i kemi harruar emrin. Natyrisht qè ekspertèt e sotèm e kanè fajin. Ekspertè qè i pranon ky ministri i Xenit, janè vetèm ata, si psh qè mbasi studiuan me muaj e vite çdo hollèsi dhe çèshtje sigurie pèr demontimin e armève, zgjidhèn Gèrdecin, si vèndin mè tè pèrshtatshèm pèr tè ngritur punishte vdekjesh. 26 tè vdekur, qindra tè plagosur,,,miliona dème materiale dhe trauma psikologjike,,,ndèrsa ky ministèr i Xenit, nuk njeh as vrasje ndèrgjegjeje, as pranim faji dhe lère pastaj pendesè. Èshtè mentalitet kriminelèsh tè pèrkèdhelur qè nuk njohin as shtet dhe as institucione tè pavarura nga ku del njè ekspertizè qè meriton emrin. Deri dje, bènin tè fortin dhe tè zgjuarin kèta. Deri kur tè jepet vendimi i gjykatès dhe tè bèhet drejtèsi pèr atè krim makabèr. Aty pastaj,,,nuk janè mè tè fortè por fillojnè e bèjnè viktimèn. Fatmir Mediu èshtè njè karikaturè e keqe, e njè kohe edhe mè tè keqe. E ke tè vèshtirè tè pèrmbahesh kur dègjon dèrr-dèrret e tij, tek bèn herè gjyqtarin e madh dhe herè kryeekspertin pèr çèshtje teknike.

    Përgjigju
  • papahoxhaj: 30/10/2024 14:11

    Dukesh ancioz e i friksuar mister gerrdeci

    Përgjigju
  • Ndoca: 30/10/2024 14:06

    Fati e ki zbutun gjuhen or, po ndin ka pak lagshtin, po ndin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë