Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me 'detyrim paraqitje'

Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me 'detyrim paraqitje'

Personi i dyshuar si Ibrahim Lici dhe vendngjarja

Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e paidentifikuar ( i dyshuar Ibrahim Lici) që ishte pjesë e masakrës së 30 tetorit 2024 me 4 viktima, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.

Po ashtu, Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.

Katër efektivët e dyshuar për shpërdorimin detyre do të hetohen në gjendje të lirë, me masë sigurie detyrim paraqitje.

Dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.

I gjithë hetimi i AMP-së nisi pas publikimit të një videoje ku shfaqet një person që dyshohet se është Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait Hamza Lici, ku aty gjendet edhe një polic i Shqiponjave.

Personi i tretë në makinën e viktimave, ende enigmatik e që mbeti i plagosur me 2 plumba në masakrën e Dobraçit, mendohet të ishte shënjestra kryesore e atentatorëve, mund të ketë lëvizur nga Shkodra në jugut të vendit, për t’u mjekuar.

Lajmi në përditësim…

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025