Masakra me 8 të vdekur në Selenicë, fjalët e para të autorit Ritvan Zykaj: I vrava se më thanë hajdut pulash (VIDEO)

12 orë pas masakrës së Selenicës ku mbetën 8 vikitma të së njëjtës familje policia ka arrestuar autorin, Ritvan Zykaj. Ai ishte fshehur pranë fshatit dhe me vete mbante edhe armën e krimit. Gazetari Arsen Rusta i ndodhur në vendin ku u arrestua autori i masakrës së 8-fishtë në Resulaj të Selenicës raporton për Report Tv se autori është pikasur nga policia në orën 5 të mëngjesit të sotëm, pikërisht në rrugën që shihni në video.

Për kapjen e tij u angazhuan rreth 200 forca policore. Zykaj është parë nga një efektiv i RENEA-s, i cili monitoronte zonën me dylbi. Ai ka kërkuar përforcime pasi autori ishte i armatosur. Pak minuta më vonë i kanë bërë thirrje që të dorëzohej. Autori ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet me vrap. Forcat RENEA i janë lëshuar nga pas duke e arrestuar.

Fjalët e para që ka thënë pasi policia e ka neutralizuar janë të pakta. Ai ka pranuar krimin dhe ka kërkuar avokat, siç mëson Report Tv dhe Shqiptarja.com.

“Unë i vrava, me gjeni avokat”, mësohet të ketë thënë Ritvan Zykaj.

Ai ka shtuar se ishte përballur me akuza të vazhdueshme nga kushërinjtë e tij të parë, por shton se pulat nuk ua ka vjedhur ai.

“Ata më akuzonin për çdo gjë. Unë s’kam vjedhur asnjë pulë”,  mësohet të ketë shtuar ai.

Ndonëse besohet të vuajë nga problemet mendore, Zykaj është justifikuar duke thënë se ishte i dehur. Por këto pretendime u rrëzuan nga prindërit në komisarit dhe nga dëshmia e gjyshit të tij që tha se i riu kishte konsumuar vetëm një birrë gjatë festës familjare.

“Një tjetër e mori me vete”, tha ai.

Emrat viktimave jane: Demir Zykaj 76 vjeç (kryefamiljar), Perri Zykaj 76-vjeç (bashkëshorte) Besim Zykaj 45-vjeç (bir), Azem Zykaj 49 vjeç (bir) Vasilika Zykaj 40 vjeç (nuse), Afërdita Zykaj 47-vjeç (nuse) Sara Zykaj 15 vjeçe (mbesë) dhe Ledion Zykaj 8 vjeç (nip). 

Emrat e viktimave

Ritvan Zykaj ishte kushëri i parë me familjet e viktimave. Sipas pamjeve të para të siguruara nga Report TV, viktimat janë qëlluar nga distancë e afërt prej 3-4 metrash.

Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë. Raportohet se autori vuan nga probleme mendore pasi ka shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat nga i cili kishte pësuar djegie në 80% të trupit dhe prej atëherë ka shfaqur probleme. Madje njëri prej kushërinjve që vrau dje e ka ndihmuar të shpëtojë nga zjarri.

Momenti i arrestimit

Operacioni për kapjen e tij zgjati 12 orë u drejtua nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Gjithashtu u kërkua edhe angazhimi i RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE.

Teksa forca të shumta policie RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE e kërkonin vrasësin e Selenicës në kondrat e fshatit, ai komentonte në Facebook në profilin e tij Ritvan Vani Zykaj. Dje në mbrëmje komentuesit i shkruajnë se dënimi me vdekje është pak për të. Por Zykaj ka gati përgjigjen me një fjalor banal vetëm pak minuta më parë: "Çmë keni çarë k***". 

Në videon e siguruar nga gazetari Armand Xhelili për Report Tv dhe Shqiptarja.com autori i masakrës më të rëndë të kohëve të fundit, Ritvan Zykaj fshihej në një kodër.

Dëshmia e të afërmit

Pas masakrës së djeshme ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, një i afërm ka deklaruar për “Report TV” se kjo nuk është hera e parë që 24-vjeçari është parë me armë.

Kishte dalë edhe herë tjetër me armë. Kalamaj qenë atëherë ashtu u tha mendja, hajde dalim me armë dhe dolëm. I dëgjoi policia dhe erdhën e i futën brenda. Mbas asaj here nuk e kam parë më me armë. Ata janë zënë se i ka marrë ndonjë zog ai. Turp të thuash por unë mendoj që fajtor është babai.

I afërmi

Për “Report Tv” ka folur gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës, Kujtim Zykaj, i cili është shprehur se nuk ka pasur debate me të vëllain e vetëm që nipi i tij ekzekutoi me kallashnikov.

Pak më vonë nuk dija nga të veja. Flisja dhe ulëriosja kot. Nuk dija kë ka goditur të parin.  Nuk kemi pasur debat, dy vëllezër jemi. Ai piu një birrë në tavolinë dhe tjetërn e morri me vete. Tha do iki të çel dhentë. Dy djemtë me nusen janë në policisë. Do të shkoj në varrim.

Kujtim Zykaj 

Heshtje, pikëllim, gra me rroba të zeza kanë vërshuar drejt banesës ku u shuan 8 anëtarë të familjes Zykaj, të ekzekutuar pa mëshirë një ditë më parë nga kushëriri i tyre 24-vjeçari Ritvan Zykaj i arrestuar mëngjesin e sotëm. Në banesën përdhese raportohet të kenë mbërritur trupat e viktimave ndërsa ceremonia mortore pritet të zhvillohet sot.

Ata do të varrosen në tokat e tyre afër banesës, pasi ky siç mësohet është amaneti i gjyshit, kryefamiljarit Demir Zykaj 76-vjeç. Të afërmit thonë se Demiri e kishte lënë me amant që kur të vdiste të varrosej në tokat e tij.

Reagimi i policisë

Policia e Vlorës ka dhënë informacion shtesë në lidhje me dëshminë e autorit të maskarës së tetëfishtë në Selenicës. Blutë e Vlorës thonë zyrtarisht se po vazhdojnë ta marrin në pyetje, por deri më tani shkak për krimin e rëndë, siç ka deklaruar edhe vetë 24-vjecari dyshohet të jenë bërë akuzat për vjedhje nga kushërinjtë e tij.

Vendimet e Bashkisë

Pasi mbajtën një minutë heshtje në Këshillin Bashkiak të Selenicës anëtarët miratuan njëzëri dy vendime në lidhje me masakrën e djeshme. Këshilli Bashkiak do të përballojë shpenzimet e varrimit për të tetë viktimat, duke miratuar një fond prej 1, 2 milion lekësh si dhe shpallej ditë zie të Hënën më datë 13 gusht 2018.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:37
Kunati i njërit prej vëllezërve Zykaj: Lëvizën orën e varrimit, nuk mbahen më trupat brenda

Gazetari i “Report Tv”, Armand Xhelili ka marrë një prononcim të kunatit të njërit prej vëllezërve të mbetur të familjes Zykaj, i cili jetonte në Greqi.

I intervistuari është shprehur se familjarët kanë lëvizur orën e varrimit nga ora tre në dy se nuk mbaheshin më trupat brenda.

Vëllai i gruas të njërit prej djemve që jetonte jashtë.  Unë jetoj në Selenicë, erdha në shtatë të darkës. Unë nuk e njihja autorin, një mirëmëngjes, një mirëmbrëma. Është ngjarje shumë e rëndë. Autori duhet të marrë dënim maksimal. Nuk e di nëse kanë patur apo jo mosmarrjeveshje më parë. Unë këtu kam ardhur vetëm për raste familjare se edhe motra më jeton në Greqi prej 15 vitesh. Kanë lëvizur orën e varrimit nga ora tre në dy se nuk mbahen më trupat brenda. Nuk i presim dot emigrantët, motra që kanë në Itali do të vijë nesër.

Kunati i njërit prej vëllezërve

Ora 11:42
Dy vendimet/ E hëna ditë zie në Selenicë, Bashkia përballon shpenzimet e varrimit për 8 viktimat e masakrës

Pasi mbajtën një minutë heshtje në Këshillin Bashkiak të Selenicës anëtarët miratuan njëzëri dy vendime në lidhje me masakrën e djeshme. Këshilli Bashkiak do të përballojë shpenzimet e varrimit për të tetë viktimat, duke miratuar një fond prej 1, 2 milion lekësh si dhe shpallej ditë zie të Hënën më datë 13 gusht 2018.


"Më telefonuan për një ngjarje, pastaj kam komunikuar me të afërm më është thënë për fat të keq tragjedia e rëndë. Nisëm menjëherë të merrnim masa, i kam kërkuar kryetarit të thërriste mbledhjen e këshillit. Do doja t’i falënderoja të gjithë anëtarët që edhe në kohë pushimesh erdhën sot këtu për të miruatuar një fond për të përballuar të gjitha shpenzimet e varrimit, për tu solidarizuar sadopak dhimbjen dhe shpalljen e së hënës ditë zie"

Kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shametaj

 Kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shametaj  tha ndër të tjera se i njihte anëtarët e masakruar të familjes Zykaj, ndërsa për autorin shtoi se nuk njihej si person tepër i rrezikshëm. Ai kërkoi reagimin e shtetit që të parandalohen ngjarje të tilla, ndërsa shtoi se kjo ngjarje tregon edhe njëherë bastardimin e vlerave njerëzore.

“ Kam pasur njohje të hershme më familjen në fjalë. Kam mbaruar edhe gjimnazi këtu dhe i njoh mirë. Është një ngjarje shokuese, më e keqja që mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Çdo banor ndjehet keq sot. Është një ngjarje shumë tronditëse, shokuese. S’kemi pasur kurrë asnjë ngjarje të tillë. Autorin nuk e njoh shumë, por nuk ka shfaqur ndonjëherë rrezikshmëri të lartë. Kjo është një ngjarje për të cilën shteti duhet të reagojë, të gjitha strukturat duhet të ngrihen në këmbë. Shoh që ka një bastardim të vlerave”.

Kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shametaj

 

Ora 11:25
Apeli i të afërmit të tetë viktimave të Selenicës: Duam kushte frigoriferike, nuk futesh dot në dhomën e tyre

Në një prononcim për “Report Tv” dhe “Shqiptarja.com” të marrë nga gazetari Arsen Rusta, njëri prej të afërmve të viktimave të Selenicës i ka bërë apel shtetit që të sigurojnë arkivole me kushte frigoriferike.

Në fjalën e tij Konstandin Zykaj është shprehur se për shkak të emigrantëve që pritet të vijnë, viktimat nuk mund të varrosen para orës tre.

Kufomat i kanë sjellë. Varrimi bëhet në orën tre. Duyhet të presim refugjatët. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të na sjellin arkivolë me kushte frigoriferike sepse viktimat janë më plagë të hapura. Është shumë situatë e keqe nuk futesh dot në dhomën e tyre. Ky është apeli ynë i vetëm.

Konstandin Zykaj

Ora 10:47
“Më keni çarë...”, autori i maskarës që sfidoi policinë: Postimin në Facebook nuk e bëra unë

Reagimin e parë për ngjarjen Zykaj e bëri përmes një komenti në Facebook, ku jo vetëm nuk shfaqte pendesë por shante të gjithë ata që kishin komentuar veprimin e tij të rëndë. “Më keni çarë...” ishin fjalët e tij.

Megjithatë gjatë dëshmisë  së sotme pas arrestimit, i riu ka mohuar të jetë ai personi që shkruante në Facebook. “Nuk kam shkruar asgjë unë”,- raportohet të ketë thënë.

Policia siç mëson Report Tv ka thënë se i riu nuk ka shfaqur shenja pendese, vetëm lodhje.

Ora 19:56
FOTO/Tmerri i masakrës në Selenicë, trupat e viktimave në vendin e ngjarjes
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Faik: 11/08/2018 19:23

      Sa i ngjaka Vajzës së madhe të Fredi BUBUZHELIT ???!!!! Ç'farë KANIBALI ?! Ç'farë MONSTRE që VRET e PRET Gjakun e tij ???!!! Ky duhet DJEGUR me Benzinë!!?? Kurrê Nuk do ta thoja për një Kriminel tjetër që bën një KRIM qoftë edhe pa Shkak , por ky duket që nga SURRATI që është i Pështirë!!! Vafsh në HELL dhe DJALL O Fundërrinë që ju merr jetën Kushërinjëve të tu për Muhabete Pulash , kurse PETRIT HAJDUT VASILI ju ka VJEDHUR Shqiptarëve nga 50 PULA për kokë dhe asnjë Shqiptar NUK i del përpara dhe ti kërkojë LLOGARI , dhe JO ti bëj GJË!!!!!!!! Gjithsesi Shkaqet dhe Pasojat janë POLTIKANËT DOBIÇA KRYE HORRA dhe KRYE HAJDUTË që e kanë PLAÇKITUR SHQIPËRINË dhe i kanë RRJEPUR Shqiptarët për 28 Vjet rresht!! Mos i GËZOFSHI PRONAT dhe PARATË e VJEDHURA !! I bëfshi ILAÇE KANCERI dhe TUMORI për FAMILJET tuaja gjithë PARATË që keni VJEDHUR !! HELM dhe GJAK nga Goja i Nxjerrshi ju Politikanët HAJDUTË .

      Përgjigju
      • Fredi: 11/08/2018 19:59

        Fa-ik ky nuk eshte i semure mendor, ti po je dge dubet te mjekohesh. Per politikanet te jap te drejte.

    • Arbëri: 11/08/2018 10:01

      E kush mundohet ta shpall të smusr kët idiot kur ky me fjalen e par këkon avokat

      Përgjigju
      • Robshi: 11/08/2018 12:06

        Instituti i Mjekësisë Ligjore vëllai as kushërinjtë as veprat e mëparshme i bëjnë një akt psikiatrik ligjor dhe ai përcakton të përjetshëm ose pafajësi ...tung

    • Mario: 11/08/2018 09:29

      Po ku ka avokat te mar ty mo moster .

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja