Masakra në 'Charlie Hebdo', 88 
mijë agjentë kërkojnë 2 autorët

Masakra në 'Charlie Hebdo', 88 <br />mijë agjentë kërkojnë 2 autorët
PARIS - Forcat policore Franceze ndodhen në gatishmëri pas katër sulmeve të përsëritura në vetëm pak orë në kryeqytet e jashtë tij, duke siguruar kufijtë e duke bllokuar portet e vendit. Shumë skuadra të ndërhyrjes speciale vijojnë kërkimet dhe ndjekjen e të dyshuarve në veri të Francës duke u përqendruar kryesisht në zonën Villers-Cotterets, zonë ku dyshohet se janë parë për herë të fundit. Mendohet se autorët e dyshuar janë fshehur në një shtëpi dhe në afërsi të zonës kanë mbërritur forcat speciale që po ndihmohen dhe nga helikopterë monitorues.

Ministri i Brendshëm francez ka bërë të ditur se për kapjen e dy vëllezërve Kouachi janë angazhuar 88.000 forca policie dhe trupa ushtarake.


(Pamje gjatë operacionit të kërkimit)

Dy autorët e dyshuar të masakrës janë të maskuar dhe të armatosur dhe sipas policisë në makinën e tyre janë gjetur flamuj të xhihadistëve dhe bomba molotovë. Dy vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi fillimisht janë lokalizuar në veri të Francës në rajonin e l’Aisne pasi kanë ndaluar në një pikë karburanti, dhe dëshmitarë okularë kanë pikasur armët tip kallashnikov në pjesën e prapme të makinës së tyre “Renaul Clio” ngjyrë gri.

Në vazhdën e hetimeve deri më tani janë kryer 7 arrestime, përfshirë persona të ndryshëm dhe të afërm të dy terroristëve të dyshuar, mes tyre dhe Hamyd Mourad, 18-vjeçari i vetëdorëzuar i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen e dy terroristëve të dyshuar, me të cilët ka lidhje familjare. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë akuzë ndaj tij për shkak se adoleshenti ka një alibi, që konfirmohet dhe nga shokët e shkollës se ka qenë në mësim në kohën e sulmit. 

Dy vëllezërit Kouachi janë shpallur tashmë njerëzit më të kërkuar në Francë pas sulmit në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë tetë gazetarë, dy policë, një i ftuar e një recepsionist dhe  u plagosën disa të tjerë. Të armatosur me kallashnikov, dy franko-algjerianët qëlluan me breshëri ndaj redaksisë, ndërsa stafi ishte duke bërë mbledhjen e përjavshme. 

Al Kaeda: Falenderojmë ata që morën hak për Profetin
Ora 16:33 “Ne falënderojmë ata që hak për Profetin". Me një X të kuqe në fytyrë fotografia e kryeredaktorit të revistës, Stéphane Charb është ribotuar në web ‘lista e të kërkuarve’ të Al Kaedës. Lajmi bëhet i ditur nga ekspertët e monitorimit të ekstremizmit islamik në internet. Manifesti i ri përmend shprehjen "Pluhuri kurrë nuk do të zërë vend " titull i një prej fjalimeve më të famshme të Imami Anwar al Awlaki Awlaki, ndjekës i Osama bin Laden, i vrarë nga një dron amerikan në Jemen në vitin 2011.

Por në konsideratë nga autoritetet përkatëse, janë marë edhe 11 emrat, të cilëve u rrezikohet jeta nga terroristët, që janë në listën ku shënohej me një X të kuqe në fytyrë fotografia e Charb, duke simbolizuar eleminimin e tij. “Kërkohen për krime ndaj islamin” titullohet posteri i shpërndarë në gjuhën angleze, ku mes 11 personave në listë është edhe politikani konservator danez, Gert Vilders dhe shkrimtari i famshëm Selman Ruzhdi, mbi të cilin është lëshuar edhe një fatva nga Ajatollahu iranian, Khomenei për publikimin e romanit “Vargje Satanike” në vitin 1989.

Në listë gjithashtu është vendosur edhe karikaturistët danezë, Kurt Vestergard, autor i karikaturës së profetit Muhamed me një bombë mbi çallmë.  Dhe Lars Vilks, lideri i ekstremit të djathtë në Holandë. Sikurse Sharbonie, edhe Vestergard i kanë mbijetuar disa atentateve dhe jeton vazhdimisht në sigurinë e policisë.

Të tjerë në listë janë edhe redaktorët e gazetës daneze që i publikoi karikaturat, Karsten Juste dhe Fleming Rouz, prifti amerikan Terri Xhons, që dogji publikisht Kuranin në vitin 2010, si dhe disa personazhe të tjerë që sipas grupimit terrorist kanë ofenduar fenë islame.


Al kaeda

Policia lokalizon dy autorët në veri të Francës, u ndalën në një pikë karburanti
Ora 11:45 Policia franceze lokalizoi dy autorët e dyshuarit të sulmit terrorist në Paris. Dy vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi janë lokalizuar në veri të Francës, në rajonin l’Aisne ku dyshohet se kanë ndaluar në një pikë karburanti. Forca të shumta policia janë angazhuar për të mundësuar kapjen e dy personave më të kërkuar në Francë. Sipas dëshmitarëve, dy vëllezërit ishin të armatosur pasi në pjesën e pasme të makinës së tyre dalloheshin armë kallashnikovi. Dy vëllezërit franko-algjerianë udhëtojnë me një “Renault Clio” të bardhë, tjetër makinë nga ajo me të cilën u larguan nga zyrat qendrore të revistës satirike, pasi kryen masakrën duke vrarë 12 vetë. 


terroriste me emra
(Në foto: Dy vellezerit qe sulmuan revistën “Charlie Hebdo” dhe 18-vjecari qe dyshohet se i ndihmoi te largohen)



policia ne france
(Në foto: Policia Franceze gjatë kontrollit)


La police traque les suspects près de la forêt... by lemondefr

Një masakër e kryer në gjakftohtësi...dhe një gabim fatal i terroristëve!
Të armatosur rëndë dhe të mbuluar nga koka tek këmbët me veshje të zezë e kapucë, dy terroristët kryejnë qetësisht një sulm të mirëplanifikuar, duke i shënjestruar viktimat me preçizion, ndërsa kthehen sërish për të goditur policin e shtrirë në rrugë, çka tregon profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e tyre. Kërkimet intensive të sigurisë franceze zbuluan se dy terroristët kishin bërë një gabim fatal, duke harruar dy kartat e tyre të identitetit në Citroenin e zi të braktisur pak pas sulmit. Megjithatë përballë profesionalizmit të treguar dhe një gabimi të tillë, dyshohet se mund të jetë një vendosje e qëllimshme e kartave të identitetit false për të shmangur qëllimisht hetimet në drejtim të gabuar. Autoritetet franceze kanë lëshuar fotot e dy të dyshuarve kryesore, të identifikuara si Cherif Kouachi, 32, dhe vëllai i tij 34-vjeçar, Said. Deri më tani, nuk ka pasur pretendime të përgjegjësisë nga ana e grupeve të mëdha terroriste si al Kaeda apo ISIS, megjithatë njëri nga vëllezërit Kouachi është mjaft i njohur për zyrtarët francezë të sigurisë si një model radikalizimi dhe me histori penale në Francë.

Fotolajm/ Sensibilizimi për masakrën në "Charlie Hebdo", bota në shesh
 
charlie hebdo homazhe

Të mërkurën “Charlie Hebdo” do të jetë në treg
 “Nuk do të ndalemi. Të mërkurën “Charlie Hebdo” do të jetë rregullisht në treg”. Kështu është shprehur Patrix Pelloux, një bashkëpunëtor i revistës satirike. 

Dy vellezerit, pjese e Xhihadit ne Siri, luftuan ne emer te Allahut
Dy vëllezërit Kouachi raportohet se ata janë kthyer nga Siria verën e shkuar, ku kanë qenë pjesë e luftës xhihadiste. Sipas informacioneve nga mediat franceze Cherif Kouachi ka qenë më parë i dënuar me 3 vjet burg, për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtaritë e një faqeje online të Xhihadit Iraken.

Kryeministri Valls: Gjatë mbrëmjes janë kryer 7 arrestime
Në vazhdën e hetimeve rreth sulmit në satiriken “Charlie Hebdo” ka pasur “arrestime të ndryshme” të personave të lidhur me terroristët. Një fakt të tillë e pohon kryeministri francez Manuel Valls. Sipas burimeve gjyqësore të cituara nga mediat janë ndaluar 7 veta, midis tyre Hamyd Mourad, i dyshuar si shoferi i terroristëve.

18-vjeçari i dorëzuar: Kam një alibi 
Mourad Hamid, 18-vjeçari i ndaluar për masakrën në satiriken “Charlie Hebdo” është vetdorëzuar, pasi ka parë emrin e tij të qarkulloj në rrjete sociale. Ky fakt bëhet i ditur nga mediat franceze, sipas “Bfmtv” djali është kunati i një prej dy të kërkuarve. Shokët e tij të shkollës konfirmojnë që i riu ishte në shkollë. “Asnjë akuzë” nuk është formuluar në adresë së tij sipas “Le Monde”.

Flamujt ne France, ne gjysme shtize per tre dite
François Hollande ka shpallur të enjten ditë zije kombëtare, për herë të pestë që nga viti 1958. Në të gjithë francën është mbajtur një minutë heshtje nga të gjitha institucionet dhe gjitha shërbimet publike të vendit. Flamujt e Francës do të qëndrojnë në gjysmë shtizë për tre ditë.

Komisioni Evropian, flamujt gjysmështizë
Komisioni Evropian që në orët e para të ditës së sotme ka ulur në gjysëmshtizë flamujt në nderim te gazetareve të vrarë të revistës Charlie Hebdo në Paris një ditë më parë.

"Këtë mëngjes flamujt e Komisionit Evropian janë në gjysmështizë. Në oren 00:00 në të gjitha ndërtesat e Komisionit dhe në dhomën për shtyp, Komisioni shënoi një minutë heshtje për viktimat e sulmit kundër gazetës Charlie HEBDO", ben te ditur Komisioni Evropian në faqen zyrtare sot ne mengjes. 

Dy autoret u identifikuan nga karta e identitetin, e harruan ne makine
Policia franceze arriti të zbulojë identitetin e tyre pas rreth 8 orësh nga kasaphana në zyrat qendrore të revistës në Paris. Ata u identifikuan falë një karte identiteti që u gjet në mjetin tip Citroen C3 me të cilën ata u larguan nga vendngjarja dhe e kishin braktisur pranë portit të Pantin në Paris. Bashkëpunëtori 18-vjeçar i vetëdorëzuar, sipas policisë ka qenë drejtuesi i makinës gjatë sulmit dhe arratisë dhe aktualisht ndodhet ne paraburgim.



12 te vraret e masakres ne "Charlie Hebdo"

emrat e viktimave ne charlie hebdo


charlie hebdo

Gjithcka ndodhi te merkuren ne redaksine e te perjavshmes satirike "Charlie Hebdo"


Terror në Francë, sulm terrorist në revistën satirike “Charlie Hebdo”, 12 të vrarë

Franca është tronditur këtë të mërkurë nga një sulm terrorist në revistën e përjavshme satirike “Charlie Hebdo” me zyrat qendrore në Paris, duke lënë 12 viktima dhe disa të plagosur.
 
Tre persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov qëlluan me breshëri ndaj redaksisë, ndërsa stafi ishte duke bërë mbledhjen e përjavshme, çka do të thotë se të gjithë gazetarët ishin të pranishëm në kohën e masakrës.
 
Ndër viktimat e këtij sulmi terrorist është dhe kryeredaktori i revistës Stéphane Charbonnier, ndaj të cilit janë kryer dhe sulme të mëparshme në 2011 dhe në vitin 2013 al’Qaeda kishte vendosur një çmim mbi kokën e tij, për shkak të karikaturave ironizuese ndaj profetit Muhamed tre vjet më parë.


 
Gjatë sulmit mbetën të vdekur gjithashtu dhe tre nga karikaturistët më të njohur: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski.  Sipas dëshmitarëve terroristët kanë pyetur më parë për emrat e punonjësve para se të vrisnin kryeredaktorin dhe karikaturistët.
 
Atentatorët kanë hapur zjarr duke thërritur “Allahu Akber” (Zoti është i Madh) dhe “do të marrim hak për profetin”,  duke kërkuar hakmarrje në emër të zotit.
 
Vetëm 15 minuta përpara sulmit e përjavshmja satirike ka publikuar në profilin e saj në Tëitter një karikaturë të Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i shtetit islamik.

Pas masakrës tre personat e armatosur dhe të maskuar u larguan nga ndërtesa me një makinë tip Citroen C3 duke u përleshur gjatë rrugës dhe me forcat e rendit. Përballja me forcat e policisë për t’i ndalur rezultoi fatale për dy efektivë të cilët u qëlluan për vdekje nga autorët e kësaj masakre në qendër të Parisit. Makina me të cilën janë larguar vrasësit është braktisur në periferi të qytetit dhe dyshohet se ka qenë e vjedhur më herët.

Franca është shokuar nga kjo ngjarje, që shënon një sulm të përsëritur terrorist në kryeqytetin e vendit. E gjithë policia franceze është mobilizuar në ruajtjen e ambienteve publike për të siguruar jetën e qytetarëve në çfarëdo rasti të papritur.
 
Kryebashkiakja e Parisit ndërsa dënonte këtë sulm të tmerrshëm ka bërë një thirrje në rrjetet sociale për një marshim ditën e enjte si kundër përgjigje të bashkimit të shenjtë dhe parimeve të vendit.

Dy autoret braktisen makinen nje ore pas sulmit
Pas sulmit makaber, dy atentatoret kane braktisur automjetin me te cilin u larguan nga zyrat qendrore te revistes satirike ne Paris. Makina eshte gjetur ne nje nga rruget e kryeqyrtetit francez, rreth ore pas masakres ndaj stafit te satirikes Charlie Hebdon dhe efektiveve te policise.

makina e vrasesve
harta e makines

Hollande: Nje akt barbar, u sulmua fjala e lire dhe rendi

Menjëherë në vendngjarje mbërritën dhe disa nga figurat kryesore të vendit mes tyre dhe presidenti  francez Francais Hollande, i cili e ka konsideruar këtë ngjarje një ‘akt barbar’.
 
“Një ditë e zezë për Francën dhe median e lirë. Gazetarët që shprehin fjalën e lirë dhe forcat e rendit që mbrojnë qytetarët janë sulmuar. Qeveria, ministritë dhe përgjegjësit për sigurinë duhet te sigurojnë të gjithë qytetin si dhe të gjejnë sa më parë përgjegjësit e këtij akti terrorist për t’i dënuar ashpër. Franca është e shokuar nga sulmet e terroristëve dhe duhet të bëhet gjithçka për ndalimin e tyre. Ne jemi vend i lirisë dhe nuk i përgjigjemi me dhunë dhe kërcënime sulmeve të tilla. Jam pranë gazetarëve dhe familjarëve të tyre, viktimave të këtij sulmi. Evropë do të thotë liri për të drejtën e shprehjes dhe shtypit” u shpreh Hollande. 


hollande sulmi ne revisten satirike

kabineti i shtetit francez
(Në foto: Mbledhja urgjente e kabinetit qeverises në Francë)

Pas sulmit dyshohet te fshihen militantet e ISIS
Dyshohet që pas kësaj tragjedie të fshihen militantët islamikë pasi revista kishte publikuar vazhdimisht karikatura tallëse të liderit të ISIS. 

15 minuta përpara sulmit e përjavshmja satirike ka publikuar në profilin e saj në Twitter një karikaturë të Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i shtetit islamik. Kjo karikaturë ishte publikuar në numrin e fundit të revistës satirike.

karikatura

Mes viktimave edhe kryeredaktori i revistës satirike Charbonnier
Viktimë e këtij sulmi tragjik mbeti edhe kryeredaktori i revistës satirike franceze. Stephan Charbonnier, i quajtur ndryshe Charb, gjeti vdekjen nga breshëria që lëshuan dy personat e maskuar mbi stafin e “Charlie Hebdo”.  Në vitin 2013 Al Qaeda kishte vendosur një çmim për kokën e Charbonnier.

charb

Në këtë sulm humbën jetën dhe tre nga karikaturistët më të njohur: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. 

design e  Charlie Hebdo




Punonjesit e revistes satirike filmojne perleshjen e autoreve me policine
Një pjesë e punonjësve të revistës franceze kanë mundur të ngjiten në tarracën e ndërtesës dhe kanë realizuar video amatore të shokut që kanë pësuar duke siguruar dhe pamje nga momenti i të shtënave. 



terroristet

— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2015
Meta: Toleranca fetare nuk mund të kërcënohet. Shqipëria në radhë kundër terrorizmit
Reagimeve të Tiranës zyrtare për aktin terrorist në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” i është bashkuar edhe kryeparlamentari Ilir Meta. Sipas tij, ky është një akt i rëndë terrorist dhe si i tillë duhet të dënohet.
 
Kryetari i Kuvendit u shpreh se akti terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm dhe për më tepër kundër medias së lirë kërkon ndëshkim maksimal të autorëve dhe frymëzuesve të tyre.
 
 “Demokracia perëndimore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes evropiane dhe ato nuk mund të kërcënohen e shantazhohen nga asnjë ndërhyrje nga jashtë”, tha Meta.
 
Kryetari i Kuvendit shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave. “Në këto çaste të rënda, ngushëllimet më të thella shkojnë për të afërmit e viktimave dhe lutje për shërimin sa më shpejt të të lënduarve”, tha Meta.
 
Ky sulm ka shërbyer për të përforcuar edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë kundër terrorizmit. “Shqipëria gjen rastin të shprehë bindjen e saj të pandryshuar dhe rreshtimin e saj të hershëm në koalicionin e madh demokratik kundër terrorizmit dhe terrorit të të gjitha ngjyrave”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë.
 
Bushati: Jemi me Francën në këtë moment të vështirë
Lidhur me sulmin e armatosur në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo” ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm shqiptar, Ditmir Bushati. Ai ka shkruar në Twitter se Shqipëria dënon fuqimisht sulmin. “Shqipëria dënon fuqishëm sulmin terrorist në #CharlieHebdo. Ne jemi me Francën në këto kohë të vështira”,  ka shkruar ministri Bushati.

Reagimi zyrtar i Ministria e Punëve të Jashtme: 

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me vendosmëri atentatin e ndodhur sot në selinë e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, si një akt i rëndë terrorist që tronditi popullin francez dhe gjithë komunitetin e medias botërore.

Ministria e Punëve të Jashtme nënvizon se asgjë nuk mund të justifikojë sulmin ndaj fjalës së lirë. Republika e Shqipërisë bashkohet me dhembjen e popullit francez dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe autoriteteve franceze.

Basha: Sulmi ndaj revistës thellësisht tronditës
Sulmi dhe vrasjet që ndodhën sot në Paris ndaj revistës “Charlie Hebdo” dhe stafit të saj ishin thellësisht tronditëse. Duke i dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte terroriste, dhe përcjellë ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura si dhe shpresën e përmirësimit për jetët e rrezikuara, Partia Demokratike qëndron përkrah Francës e aleatëve në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtjen e përhershme të lirisë e fjalës së lirë. 

Sali Berisha:  Akt terrorist barbar në Paris!
Në vazhdën e reagimeve për sulmin terrorist në të përjavshmen franceze “Charlie Hebdo” është shprehur edhe deputeti  i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

”Të dashur miq. Parisi, Franca dhe mbarë bota u shokuan sot nga një sulm mizor terrorist ndaj revistës satirike “Charlie Habdo”, avanguard e mendimit të lirë në mediat e Francës dhe mbarë botës. Në këtë masakër makabre terroristë janë ekzekutuar dymbëdhjetë vetë, drejtues dhe gazetarë të Charlie Habdo, roje të sigurisë dhe plagosur dhjetë të tjerë, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike. 

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar dhe shprehur ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë familjarëve të viktimave, autoriteteve të vendit mik, uroj që ligji dhe drejtësia të bjerë me forcën më të madhe ndaj të gjthë atyre terroristëve, që kanë ideuar, sponsorizuar dhe ekzekutuar këtë akt horror terrorist të shëmtuar!”

Komuniteti Mysliman Shqiptar dënon aktin terrorist në Paris
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e kësaj ngjarjeje.

Komuniteti Mysliman e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj gazetarëve, oficerëve të policisë dhe të lënduarve të tjerë në këtë ngjarje. Kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale. Terrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi.

Ambasada franceze në Tiranë: Të tronditur nga atentati i ulët
Ambasada franceze në Tiranë e ka cilësuar një sulm të ulët dhe atentatin e kryer ndaj gazetës “Charlie Hebdo” në Paris. Më tej në njoftim e ambasadës thuhet se Franca nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëv, duke e cilësuar gjithashtu atentatin si një krim kundër lirisë së shprehjes.

“Franca është thellësisht e tronditur nga atentati i ulët që është kryer kundër selisë së gazetës “Charlie Hebdo” në Paris, por ajo nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve. Ky atentat është gjithashtu një krim kundër lirisë së shprehjes : shtypi dhe gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen.

Ambasadori i Francës, Berbard Fitoussi, është prekur jashtë mase nga mesazhet e solidaritetit që i kanë ardhur nga autoritetet shqiptare dhe nga të gjithë aktorët politikë të vendit. Këto mesazhe u drejtohen viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të gjithë popullit francez. Në këto momente të dhimbshme, Franca është e sigurt se mund të mbështetet në miqësinë besnike të autoriteteve dhe të popullit shqiptar.”- thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës franceze në Tiranë.
 

Charlie Hebdo

Lajmi është publikuar fillimisht në orën 12:16 te dates 7 Dhjetor dhe u përditësua sot

Redaksia Online
(Gre.M/A.H/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV