
Në të pikat kufitare vijojnë kontrollet në kuadër të masave për koronavirusin, si dhe janë shpërndarë broshura me mesazhe sensibilizuese për parandalimin e virusit. Në shkollat e Vlorës janë afishuar në klasa masat e nevojshme për parandalimin e koronavirusit. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare 'Lef Sallata' Egla Xhemalaj tha se në çdo klasë nxënësit po informohen për masat bazuar dhe nga udhëzimi i ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.
"Kemi filluar një sensibilizim nëpër klasa, çdo mësues kujdestar ka prezantuar disa nga rregullat për tu mbrojtur ndaj këtij infeksioni", tha Xhemalaj.
Lajmi kryesor:
Masat ndaj koronavirusit/ Kontrolle në pikat kufitare, shpërndahen fletushka sensiblizuese! Shkodra dezinfekton spitalin, Kukësi dhe Vlora orë informuese për nxënësit




