Mashtrimi 30 mln euro me TVSH-në, arrestohet biznesmeni i 16-të në Tiranë

Mashtrimi 30 mln euro me TVSH-në, arrestohet biznesmeni i 16-të në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANE-Arrestohet në kuadër të operacionit anti-informalitet Drilon Bareti me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk". Ai dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”. Bareti është arrestuar, teksa 15 biznesmenët e tjerë ndodheshin para gjykatës penale të Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit dy ditë më parë.

 

Një ditë më parë Report Tv zbardhi skemën e mashtrimit me TVSH-në që bënë biznesmenët e arrestuar. 5 kompani të krijuara fiktivisht rezulton t'i kenë shkaktuar shtetit një dëm në afro 30 milion euro me skemën e rimbursimit fiktiv të TVSH-së dhe mospagimit të tatim fitimit. Report Tv siguroi dosjen e akuzës ku firma me "0" blerje deklaronin shitje në miliona euro për kompanitë në pronë të 15 biznesmenëve të arrestuar mes tyre dhe Paqësor Buzit, përfituesit të tenderëve në projektet "Rilindja Urbane".

Biznesmenët akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, shifër kjo e  përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë. Megjithatë, burime për Report Tv, sipas burimeve të Report Tv shifra mund të shkojë nga 25-30 mln euro. Ky hetim është shtrirë në kohë prej dy vitesh, ndërsa prej 2017-2019, firmat e përfshira në skemë kishin dhe aktivitetin e tyre masiv me faturat e shit-blerjeve për të rimbursuar fiktivisht TVSH dhe ulur tatim fitimin.

Në këtë skemë janë përfshirë emra të njohur të biznesit, si Shpresa Joanidhi,  kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa është administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin. Subjekti "SHPRESA" SHPK operon në fushën e ndërtimit, linjë transporti urbani, kateringu si dhe kompani që tregton sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi, komunikim.

Gjithashtu edhe Paqsor Buzi, pronar dhe administrator i kompanisë  GPG Company. Kjo kompani është ndërtuesi i Bypass-it të Tepelenës si dhe segmentit nga stadiumi i vjetër tek stadiumi i ri në qytetin e Beratit. Kjo rrugë, siç ka raportuar më herët kjo Report Tv, është shembur duke u hapur një gropë e madhe në rrugë, për shkak të cilësisë së dobët. Emra të tjerë të arrestuar janë edhe Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE; Haxhi Sala pronar i kompanisë LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kësaj kompanie.

Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve te pajisjeve te tjera te vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare.

Për mashtrimet me TVSH në pranga u vu edhe Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010. Kjo kompani është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj.

Në pranga përfundoi edhe administrator i një kompanie farmaceutike, Vasil Korita. Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Të arrestuarit
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company
2.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE
3.Astrit Lala, kompania Leksi Security 1
4.Haxhi Sala, kompania Leksi Security
5.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k
6.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k
7.Shkëlqim Prodani, kompania Red Black
8.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”
9.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k
10.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”
11.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”
12.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k
13.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”
14.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”
15.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group
16.  Drilon Bareti  administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk" u arrestua sot

Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmet

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 07/09/2019 15:05

    Brenda zoterinj dhe kujdes mos u shket sapuni kur te beni dush ne "universitet".Ta gezoni shtepine e re ushunjeza.O njerez te neveritshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë