Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg për Arben Meskutin, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale 

Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg për Arben Meskutin, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale 

Arben Meskuti

TIRANE-GJKKO ka lënë në burg Arben Meskutin, i akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve debitorë.

Meskuti është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale, ndërsa kishte kërkuar shuarje të masës së sigurisë arrest me burg, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.

‘Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në Vendimin Unifikues e Njësues Nr. 55, datë 13.10.2021, me vendimin Nr. 69, datë 27.01.2025, vendosi: Rrëzimin e kërkesës. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit’, thuhet në njoftim.

Skema e mashtrimit

Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë hetimeve Prokuroria ka zbuluar se 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorët. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën. Skema e mashtrimit të qytetarëve nga subjekti financiar MCA dhe Final, po konsiderohet e njëjti si në rastin e firmave piramidale. Dy kompanitë kishin në total 32,542 klientë, nga të cilët 90% e tyre ishin në sekuestro preventive.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JETON JEVGJIT FLUTRA FADIL GJOLEKA: 28/01/2025 17:30

    Futeni Maksut Kakasutin nē burg e mos e nxirni mē jasht ktē mashtrus ordiner njē jashqitje e ndyr. Tē paguaj pēr gjith pislliqet qē ky qen i zgjebosur ka bēr. Pty rac e flliqur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq