Skandali me mikrokreditë, vetëvritet Olsi Ibro, burri i pronares së Micro Credit Albania! Përflitej si pjesë e skemës së mashtrimit! U hodh nga një pallat në ndërtim në Tiranë

TIRANË- Olsi Ibro, bashkëshorti i pronares së Micro Credit Albania, një nga shoqëritë e mikrokrediteve të hetuara nga prokuroria e Tiranës për skemën mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm (20 korrik 2024) duke u vetëhedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën 'Ramaza Shijaku' në Tiranë. 

45 vjeçari përflitej se ishte përfshirë në skandalin me mashtrimin me mikrokreditë, megjithëse ndaj tij nuk kishte një akuzë ndërsa bashkëshortja Elda Ibro, pronare e Micro Credit Albania është në arrest shtëpie.

Mësohet se Ibro është hedhur nga tarraca e pallatit dhe trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga roja kur ka ardhur në punë. Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur disa kokrra fostoksinë, çka dyshohet se mund të ketë pirë dhe para hedhjes nga tarraca. Por, nëse ka gëlltitur apo jo do e përcaktoj ekspertiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Micro Credit Albania është një institucion financiar jobankë i licencuar në vitin 2016 që drejtohej nga çifti Olsi dhe Elda Ibro, kjo e fundit shërbente edhe si administratore e shoqërisë. MCA bashkë dhe “Final”, bashkëpunonin me ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore.

Sipas prokurorisë, shoqëritë dhe personat nën hetim, në mënyrë abuzive kanë përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve debitorë pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme. Ata, përmes presionit psikologjik dhe përndiqnin debitorët dhe familjarët e tyre përmes telefonatave të vazhdueshme me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive.

“Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para  dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera”, thuhet ne njoftim.

Dosja
Deri tani për mashtrimin me mikrokreditë, gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie": Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote. Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit. Tashmë çështja është në SPAK dhe gjithçka pritet të dalë në shesh. Më 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe dërgoi në SPAK për hetime të mëtejshme guvernatorin Gent Sejko, i cili dyshohet për shpërdorim detyre.

Pal Trashaj ishte një tjetër viktimë që u vetflijua pas skandalit për mikrokreditë. Historiani i dha fund jetë duke pirë fostoksinë para ambienteve të SPAK, pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat, pavarësisht se e kishte shlyer kredinë që kishte marrë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 20/07/2024 13:40

    Nuk eshte vetvrasje por vrasje. Kane qene te perfshire guvernatori i bankes me bashkeshorten, ministri i financave mete bashke me te shoqen e shume persona te tjere. Olsi ka bere presion se do i marri te gjithe me vete dhe keto e hoqen qafe.

    Përgjigju
  • Real: 20/07/2024 13:26

    Mire qe nuk e ka vrare veten me tre plumba si shoferi i ish ministrit te brendshem Xhafa. Nje person ne vezhgim nga policia e shtetit per shkak te vepres te rende penale qe akuzohet shkon dhe hidhet nga nje pallat ne ndertim pa deshmitare? La piovra 1 po luhet ne shqiperi. Cilin mbulon vrasja e ketij?

    Përgjigju
  • spak, usa: 20/07/2024 13:23

    HARAMI SBOHET HALLALL , KJO ESHTE EDHE PER GJITHE POLITIKANET QE E VODHEN E SHKATRRUAN POPULLIN E SHQIPERINE ME DEKADA DUKE FILLU TEK ILIR META , SALI BERISHA ME FAMILJE E DUKE VAZHDU ME ED ROMEN E CO

    Përgjigju
  • Parrucjani: 20/07/2024 13:04

    Dikush po thot çfaj kan familjarët. Skan faj,por të pranosh të jetosh në luks,të shijosh pushime të shtrenjta, të arsimohesh në shkollat private më të shtrenjta, të kurohesh në spitalet private,etj etj. Në fund nuk ësht se je edhe aq i pafajshëm, përderisa po shijon dhe gëzon si pasoj e mashtrimit dhe vjedhjeve të kryera nga familjari yt. Hajde tani, ta gëzojn jetën e re.

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 20/07/2024 12:52

    Thoni ju qē ēshtē vetvrasje por mund tē jet dhe vrasje se kta kan mashtruar shum njerēz dhe kan bēr jashtēzakonisht shum tē kqia njerzve. Prandaj njerzit duhen tē mendojn mir kur bējn pislliqe.

    Përgjigju
  • Faik: 20/07/2024 12:50

    T'ju PISH GJAKUN 200 MIJÈ SHQIPTARÉVE , dhe mbi 30 MIJË SHQIPTARË t'i PËRZËSH nga ATDHEU , sepse kèta HORRA ju KONFISKONIN edhe PAGÉN MUJORE , domethénè MINIMUMIN JETIK , por kètu MOS HARRONI që ka edhe SHTETI FAJ , sepse njè SHTET NORMAL EUROPIAN , NUK i LÈ BANDITÈT dhe KRIMINELÈT e MikroKredive , të bëjnë ç'të duan !!!! SHTETI është RREGULLATOR dhe NJÉ SHTET me LIGJE , NUK i lé të LIVADHISIN GJAK PIRÈSIT e FAMILJEVE SHQIPTARE , por ju tregon VENDIN !!! POR HORRA dhe HAJDUTÈ POLITIKANÈ , janë brenda MIKRO KREDIVE , siç është edhe 'FONDI BESA' , i Like HAJDUTIT të PL (LESHELISË) ,(LSI) , që ka PASTRUAR 300 MILON €URO tek FONDI BESA KRIMINAL dhe ju ka ZHVATUR SHQIPTARÈVE FAKIRË-FUKARENJË , mbi 1 MILIARD €URO të tjera , me INTERESAT MARRAMENDËSE , qē ORGANIZATA MAFIOZE e FONDIT BESA APLIKON tek HALLEXHINJTË SHQIPTARË !!!!!!! ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    Përgjigju
  • whocares: 20/07/2024 12:25

    Sa shpejt nxitoheni te deklaroni me bindje qe ka vrare veten. Ate mund ta kene vrare. Nuk me duken keta hajdute qe kane kaq ndergjegjie.

    Përgjigju
  • berti: 20/07/2024 12:22

    DUA TE FLAS ... dhe fiuuu nga kati i 21. tipike mafioze

    Përgjigju
  • Gjergj: 20/07/2024 11:58

    Dikush, ia bèn vetes,,,dikush tjetèr, ia heq vetes sepse nuk sheh rrugèzgjidhje tjetèr. Vendim personal qè duhet respektuar, tragjike, por edhe njèherè, vendim personal. Ndjenja ime e dhembshurisè, nuk èshtè edhe shumè tek persona tè tillè,,,por tek viktimat e tyre qè i mashtronin dhe i linin pa tè sotme dhe pa tè nesèrme,,,,biles edhe pa bukèn e gojès. Lekèt e vjedhura,,,do ti ktheshè dikur,,,mbase nè forma tè tjera, por qè do paguash, kjo èshtè e sigurtè. E vèshtirè tè kuptohet kjo, nè realitetin toksik shqiptar sot por shpresojmè qè edhe kjo gropa jonè e bollave,,,tè çlirohet dikur nga mendèsia e hajdutèrisè dhe mashtrimit.

    Përgjigju
  • Andi: 20/07/2024 11:40

    Zgjodhe rrugën e thjeshtë o mizerje

    Përgjigju
  • Skelari: 20/07/2024 11:25

    Ne anglisht kjo mund te quhej "poetic justice"... keta tipa po provojne mbi vete ate shijen e shkaterrimit te jetes qe u kane shkaktuar te tjereve, kur u bllokonin cdo gje qe i mbante ne jete, apo u bllokonin rrogat kryefamiljareve duke u lene vetem 20 mije leke ne muaj per te mbajtur familjen. Nje nga humbjet me te medha ne jete eshte te vdesesh e mos ti dhimbsesh njeriu...

    Përgjigju
    • Fiks: 20/07/2024 13:46

      E ke thene fiks

  • Lala: 20/07/2024 11:11

    Vetvrasje? Cudi.tipike Si vetvrasjet ne Napoli te ketyre me probleme

    Përgjigju
  • Boba: 20/07/2024 11:02

    Marrsh me vete dhe cdo shqiptar tjeter qe pasurohet duke i rene te varferve ne qafe

    Përgjigju
  • Populli: 20/07/2024 10:59

    Nuk ka humbje më të madhe se me të braktis Zoti dhe me të zënë mallkimi i atyre që i është bërë padrejtësi.

    Përgjigju
  • Doktori: 20/07/2024 10:58

    I shkreti, nuk eshte vethedhur por e kane hedhur te tjeret, eshte e qarte..

    Përgjigju
  • 313: 20/07/2024 10:41

    E past kemben e mbare. Edhe te fala beji enver hoxhes me shoke

    Përgjigju
  • Konspirscionist: 20/07/2024 10:40

    Po sikur ta kene hedhur qe mos nxjerr emraaa

    Përgjigju
  • Po mër po: 20/07/2024 10:36

    Në fund autorët e mashtrimit vazhdojnë të qetë në pushtetin e tyre.

    Përgjigju
  • Ted: 20/07/2024 10:35

    I ndjeri! U desht të bashkpunonte me drejtësinë për të kapur peshkin e madh!

    Përgjigju
  • Florinda: 20/07/2024 10:23

    Kur bën pislliqe kokën e ke në trastë,nuk pasurohesh në këto forma duke mashtruar njerëz

    Përgjigju
  • Kshu perfundofshin te gjithe: 20/07/2024 10:21

    Gjynah kan marr ne qaf njerez hallexhi i kan nxjerr ne rrug te madhe . Haku i njerzve hallexhi do ju ndjek gjith jeten keq e me keq do perfundoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

‘Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve nga Kosova’, ministrja e Drejtësisë kërkon hetim ndërkombëtar: Beogradi synon të godasë rendin publik

‘Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve nga Kosova’, ministrja e Drejtësisë kërkon hetim ndërkombëtar: Beogradi synon të godasë rendin publik