TIRANE-Report Tv siguron 9 faktet me të cilat ka dalë prokuroria në përfundim për skemën e evazionit me TVSH-në në mbi 4 milionë euro. Gazetari Report Tv Arsen Rusta ka siguruar provat e organit të akuzës. Hetimet janë hapur pasi skema dyshohet se ka të përfshira 50 subjekte nga të cilat 35 janë ende në hetim. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv në hetim për skemën e evazionit është edhe një shtetas italian me inicialet R.T.
Prokuroria ka sekuestruar të gjitha raportet e kontrollit nga tatimet ndër vite në 5 subjektet fiktive. Nga faktet rezulton se këto kompani nuk kishin para për shitblerjet që bënin, nuk kishin adresa, nuk mbanin bilance, por nuk kishin as mundësi financiare dhe fuqi punëtore. Madje, në prova theksohen edhe dyshimet për administratorët fiktivë si në rastin e Drilon Baretit, i cili nga bojaxhi u bë biznesmen.
"Administratorët e këtyre subjekteve në kohën kur ushtronin funksionin si administrator kanë punuar paralelisht edhe në subjekte të tjera, në pozicione të ndryshime si magazinier, dispeçer,, etj. cfarë krijon dyshimin e fiktivitetit të administrimit të tyre" thuhet në provat e prokurorisë.
Pikërisht nesër pritet që gjykata të caktojë masën e sigurisë për Drilon Baretin, administratori e "Eba Ndertim" i cili në realitet rezulton bojaxhi dhe jo biznesmen sikur është me letra (Lexo këtu të plotë). Kujtojmë që ditën e shtunë gjykata penale e Tiranës vendosi që të lironte nga qelia duke i dërgua rnë arrest shtëpie 9 biznesmenë, ndërsa 6 janë lënë me 20 ditë burg. Report Tv zbardhi dosjen si funksiononte skema e mashtrimit.
Provat e prokurorise per dosjen e mashtrimit me TVSH-ne
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Zyrtari i lartë i Policisë favorizonte subjekte private për evazion fiskal, si u zbulua skema
12 Nëntor 2024, 14:14
-
Nisin hetimet për zyrtarin e lartë të policisë! Zbulohen mesazhet për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal
11 Nëntor 2024, 18:04
-
Mosdeklarimi i pagave, Rama: Bizneset po grabisin pensionistët! Do përballeni me masa administrative e penale
22 Tetor 2024, 11:24
-
Evazion apo turistë kalimtarë? Vetëm 18% e turistëve të huaj fjetën në hotele, vetëm 1.5 mln nga 8.5 mln vizitorë
21 Tetor 2024, 15:30
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor 2024, 22:26
-
‘Turizmi 2025’ me rregulla të reja për të goditur evazionin, hotelet kapacitet minimal të detyruar! Tatimet ‘në sitë’ deklarimet në booking dhe Airbnb
8 Tetor 2024, 17:08
-
Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin
28 Shtator 2024, 11:13
-
Rama: Kush nuk deklaron pagat reale do arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike
8 Shtator 2024, 12:01
-
Rama: Në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal! Janë qindra miliona euro të shmangura nga detyrimi tatimor nga oligarkët
7 Maj 2024, 11:27
-
Raporti/ 1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vjet çdo subjekt i kontrolluar kishte 5 punonjës informal
5 Maj 2024, 19:29
-
Vrojtimi i Këshillit të Investimeve, rritet mosdeklarimi i pagave reale! 73% e kompanive pranojnë se ka informalitet
16 Prill 2024, 17:00