Mashtroi vëllain e drejtorit të Policisë së Tiranës, arrestohet 64-vjeçarja/Çfarë u premtonte biznesmenëve

TIRANE  - Një grua 64-vjeçare me banim në Tiranë, u arrestua nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet se ka mashtruar biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.

Një nga ndërtuesit që ka rënë pre e mashtrimit të 64-vjeçares Violeta Stavri Petro, është edhe vëllai i Rebani Jaupit, drejtorit të Policisë së Tiranës.

Violeta Petro

Arrestimi u bë pas kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve të cilët thanë se gruaja, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj. Duke përdorur emrin e organizatës, 64-vjeçarja mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.

Ajo do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 23/07/2019 18:33

    Po spaska zen mend kjo femer ter jeten me mashtrime esht mar funderrina

    Përgjigju
    • Florini: 24/07/2019 04:34

      Cfar ngeli per te thjesht vepra e mashtimit dhe grindavece

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë