TIRANE- Ministria e Arsimit ka çelur procedurat për kryerjen e transferimeve të studimeve master profesional dhe master i shkencave në institucionet publike. Sipas udhëzimit më të fundit të publikuar nga MAS 27 nëntori është afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë sekretarive mësimore.

Sa i përket dokumentacionit udhëzimi përcakton se çdo student duhet të dorëzojë kërkesën për degën ku do transferojë studimet si dhe planin e plotë të programit nga ku transferohet.

Po kështu, dokumente të tjera janë vërtetimi i listës së notave të marrë gjatë programit të dytë të studimit di dhe fotokopje e diplomës së Maturës Shtetërore. Në rastet kur kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga MAS, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin.