TIRANE- Testi i provimit të gjuhës së huaj ishte në nivel mesatar dhe jo i vështirë. Kështu u shprehën dje maturantët që dhanë provimin në shkollën “Petro Nini Luarasi”, të cilët e vlerësuan tezën si të thjeshtë dhe jo me pyetje të vështira. Për t’jua ardhur në ndihmë maturantëve gazeta publikon sot 6 skemat e vlerësimit për provimin e anglishtes, italishtes dhe gjermanishtes. Ky provim nuk përfshihet në komponentët e formulës për llogaritjen e pikëve për në Universitet.