TIRANE- Maturantët që nuk kanë mundur të shpallen fitues në fazën e parë po ju ofrohet një tjetër mundësi me plotësimin e formularit A3. Kandidatët mund të aplikojnë online për plotësimin e kuotave të parealizuara. Në këtë raund kanë të drejtë që të konkurrojnë ata maturantë që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me Formularin A3.
Në këtë grup përfshihen kandidatët që: kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore; kanë rezultuar kalues në provimet e vjeshtës 2014; kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit.
Sipas zv.ministres së Arsimit Nora Malaj, përjashtohen nga konkurrimi në raundin e dytë të gjithë maturantët që:
a) fitues në preferencën e parë të shprehur në formularin A2 dhe që janë regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve;
b) fitues që kanë konfirmuar regjistrimin përfundimtar në preferencën e shpallur në fazën e parë të A2, nëpërmjet regjistrimit on-line, dhe që janë të regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare, profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Të gjithë kandidatët fitues duhet të kryejnë regjistrimet në fakultetet përkatëse në datat 24-26 tetor nga ora 08:00- 18.00 si dhe duhet të kenë dokumentacionin si kartë identiteti ose pasaporte, 2 fotografi personale, mandat arkëtimin e tarifës së regjistrimit, si dhe deklaratën e firmosur nga kandidati dhe punonjësi i sekretarisë mësimore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO