May premton plan të detajuar për marrëdhëniet pas Brex-it të Britanisë me Europën

May premton plan të detajuar për marrëdhëniet pas Brex-it të Britanisë me Europën

Kryeministrja Theresa May do të publikojë një plan të detajuar për marrëdhënien pas Brexit të Britanisë me Europën muajin e ardhshëm, duke vendosur kështu një afat për Kabinetin e saj, për të rënë dakord për një qëndrim të përbashkët.

Dokumenti i politikave, i njohur si një dokument i bardhë, do të lëshohet në qershor, sipas një zyrtari të qeverisë, shkruan Bloomberg. Një samit i Bashkimit Europian është planifikuar për në 28 qershor, kështu që May ndoshta do të jetë në gjendje t’u ofrojë homologëve në atë takim, një vizion më të qartë të marrëdhënieve të ardhshme. BE ka bërë thirrje për qartësi dhe e sheh takimin e qershorit si një moment historik kyç.

Me vetëm pesë muaj të mbetur derisa të dyja palët të nënshkruajnë një marrëveshje divorci, Kabineti i May-t mbetet ende i ndarë lidhur me mënyrën se si marrëdhëniet tregtare të Britanisë me bllokun duhet të ndryshojnë pas Brexit. Kabineti i saj i brendshëm u takua përsëri të martën për rreth 90 minuta. Siç pritej, nuk kishte asnjë përparim.

Ministrat për skajet e kundërta të debatit të Brexit kanë luftuar mbi doganat, një çështje që shkon në zemër se asaj se çfarë marrëdhënieje do të ketë Britania me partnerin e saj më të madh tregtar, pasi të largohet nga blloku”.

David Lidington, deputeti de facto i May-t, konfirmoi të mërkurën se dokumenti i bardhë do të përfshinte qasjen e qeverisë ndaj tregtisë dhe doganave, si dhe elementë të tjerë të marrëdhënieve të ardhshme si mbrojtja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase