Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist

Pas një seance maratonë Kuvendi miratoi pak para mesnatës një sërë pr/ligjesh, mes tyre  akti Normativ që bën të mundur rikthimin e kësteve të parapaguara nga profesionistët e lirë për tatimin mbi fitimi. si dhe u ngrit shërbimi rezervist. Rrëzohet propozimi i Alibeajt për Komision për Hartimin e Reformës ‘Pakti për fëmijët’.

-Akti normativ nr 4, datë 27.11.2024 "Për një shtesë në ligjin nr 29/2023 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar Miratohet: 76 pro, 0 kundër, 0 abstenime  
-Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim te Keshillit të Evropës për financimin e projektit "Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) - digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar'''. Miratohet: 72 pro, 8 kundër, 0 abstenime 
-Projektligji "Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore tê Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare".  Miratohet: 81 pro, pro edhe 8 deputete të PD 
-Projektligji "Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale qe lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017". Miratohet: 78 pro 0 kunder 0 abstenim, pro edhe 5 deputete të PD
-Projektligji "Për mbrojtjen e të dhënave personale". Miratohet:  74 pro, 1 abstenim 
-Projektligji "Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë" Miratohet: 74 pro, 6 abstenim 
-Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe tê kontabilistit tê miratuar''', i ndryshuar.  Miratohet: 74 pro, 5 kunder
-Projektligji “Për anulimin e masave administrative”. Miratohet 73 vota pro, 0 kundër , 0 abstenime
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar. Miratohet 73 pro, 0 abstenime, 0 kundër 
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Miratohet 73 pro, 0 abstenime, 0 kundër
-Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar. Miratohet: 72 pro, 0 abstenime, 0 kundër
-Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”. Miratohet 67 kundër, 0 abstenime


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave


K.M/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti

Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti