Mazhoranca drejt shkrirjes së
KQZ, s’garanton balancën

TIRANE- Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ligjeve u shoqërua nga një debat përsa i përket përbërjes së KQZ-së. Relatori i raporti vjetor të KQZ-së, Blendi Klosi theksoi dje se përbërja aktuale e institucionit që administron zgjedhjet është e pa pranueshme pasi nuk garanton as balancën politike duke shtuar se të katërt anëtarët që janë aktualisht në KQZ janë të zgjedhur nga Partia Demokratike që tani më është në opozitës. “Në një shqetësim të madh që zgjedhjet po afrojnë dhe infrastruktura zgjedhore ka nevoje të përmirësohet.

Nuk ndjeva ndonjë shqetesim të madh në raportet e paraqitura për ato që u thanë, në këndveshtrimin e përgatitjes qoftë dhe në riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nuk mendoj që kolegët e Partisë Demokratike, propozues të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhje aktual tani. Mendoj që të shkojmë në zgjedhjet pa një riformatim të këtij komisioni dhe me këtë situatë që komisioni i zgjedhjeve që paraqitet sot”, tha Blendi Klosi. Por kjo deklaratë e tij solli edhe ragimin e demokratit Oerd Bylykbashi i cili theksoi se mazhoranca ka nisur rrugën e kapjes së institucioneve. “Sigurisht që ajo që besoj se do të bëjë vëmendje sot për opinionin publik ishte nënvizimi nga relatori i faktit që po bëhet gati sulmi mbi KQZ-në.

Ndërkohë që është një institucion i cili të gjithë ne bashkë do të bëjmë çmos që ky komision të funksionojë në mënyrë sa më profesionale të jetë e mundur dhe pa presion politik përfshirë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh Bylykbashi duke harruar se të njëjtën gjë e ka bërë vetë Partia Demokratike një vit më parë. Por situata bëhet edhe më ironike pasi vetë Bylykbashi ka qenë hartuesi i Kodit Zgjedhor nga ana e PD-së kur u bë reforma zgjedhore dhe nuk e kundërshtoi prishjen e balancës politike në KQZ.

Ndryshimi Kodit
Ndryshimi hartës administrative të Shqipërisë do të sjell ndryshimin në Kodin Zgjedhor. Në mbledhjen e djeshme të Komisioni të Ligjeve u diskutua raporti vjetor i KQZ-së ku temë e debatit u bë edhe reforma territoriale. Kryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Bashkim Fino, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Ligjeve e pyeti dje kryetaren e KQZ-së, Lefterije Lleshi, lidhur me ndikimin që do të ketë kjo reformë në punën e institucionit zgjedhor. Kryetarja e KQZ-së theksoi se me ndarjen e re territoriale do t’i lehtësohej puna, diçka që solli edhe reagimin pozitiv të Finos.

Por pas kësaj, kryetarja e KQZ-së u vu nën sulim e pyetjeve nga ana e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi i cili theksoi se ndarja e re territoriale do të sjell edhe bllokimin e KQZ-së pasi ndryshim edhe skema e KZAZ-ve. Ky bllokim do të bëhet pasi për ndryshimin e numri të KZAZ-ve duhet një votim me 5 vota nga KQZ, numër ky që nuk përputhet me numri ne anëtarëve. Konkretisht KQZ për zgjedhjet vendore 2013 miratoi një numër prej 89 Komisiones Zonale të Administrimit Zgjedhor për të gjithë Shqipërinë.

Sipas Kodit Zgjedhor, një KZAZ nuk mund të shtrihet në dy zona zgjedhore, çka do të thotë se duhet reduktuar numri i tyre dhe për ta bërë këtë gjë KQZ nuk i ka votat. Kësioj vetë institucioni do të preket nga reforma territoriale e cila më pas do të pasohet nga reforma zgjedhore e cila do të sjell edhe ndryshimin e përbërjen së KQZ-së.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale