Thirrja e ditës për protestuesit para kryeministrisë, veç asaj për dorëheqjen e Ramës, ishte kundërshtimi për koncertin e Kanye West. Vetëm një ditë pasi kryeministri bëri të ditur se janë përdorur 4 milionë euro nga fondi rezervë i emergjencave për të mos dështuar eventi, protestuesit akuzuan qeverinë se “ka hapur thesin”, teksa kërkuan bojkotin e koncertit.

Njëri prej organizatorëve të protestës, Edison Lika, sulmoi këngëtarin amerikan për antisemitizëm.

"Kjo qeveri që ka akuzuar protestuesit për anti-semitizëm, fton një këngëtar anti-semit të ndaluar në shumicën e vendeve të Europës. Tani ai do paguajë edhe 4 milionë euro për t’i mundësuar koncertin. Ky vend ka kaluar tërmete dhe ne nuk i kemi pasur 4 milionë euro t’ja dërgojmë njerëzve të prekur”, tha aktivisti Edison Lika.

"Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet. Le ta shijojnë atë festival patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë. Ne s’do biem viktimë e shprehjes ‘fshati digjet, vajza e mirë krihet’”, tha një tjetër protestues.

“Kanye, fuck you too! Nëse do këndosh në atë skenë, më mirë të jesh duke thënë Rama jepe dorëheqjen!”, vijoi një tjetër.

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, në një intervistë për Report Tv i quajti sulmet një betejë donkishoteske ndaj një këngëtari me nivel global.  Për Report Ttv ministri sqaroi se fondi 4 milionë euro ndodhi për shkak të një vështirësie dhe realizimi i koncertit ishte një detyrim, një fjalë e dhënë që duhej mbajtur.

“Kostot ishin sa më të arsyeshme gjatë gjithë kohës. Është nisur para protestave dhe një detyrim që të mbanim fjalën. Për shkak të vështirësisë dhe kostos që pati një komplikim në organizim e sipër, specifike të veçantë që ka, kushteve të këtij instalimi dhe montimi të këtij stadiumi provizor në Kashar, aspekteve që lidhen me pjesën teknike, të këtij projekti delikat, i brishtë”, tha Gonxhja.

Sipas ministrit asnjë qindarkë nuk u është marrë pensionistëve apo spitaleve, ndërsa theksoi se impakti i koncertit në ekonomi mund të shkojë deri në 120 milionë euro.

Duhet të mos bëhemi qesharakë si vend nëse lejojmë që një grup, edhe i keqkuptuar mbase, ta kenë kuptuar këtë si një objektiv të gabuar, sebep për të kënaqur një interes shumë të vogël që Kanye West është sebep që të dëmtojmë Edi Ramën”, tha Gonxhja.

Protestuesit iu përgjigjën nga sheshi para kryeministrisë fjalëve të Gonxhes se “qershori ka pësuar rënie” lidhur me numrin e turistëve. “Kanë ardhur më shumë turistë”, tha Edison Lika duke ngjitur në podium edhe një turist që foli në anglisht.

Organizatori Arben Kola uroi që kryeministri Edi Rama 'të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë' ditën e 40-të të protestës dhe "t'i hanë hallvën."

“Vazhdoni të prishni algoritmin dhe bojkotoni Kanye ëest bashkë me Ramoviçin, i cili është çmendur dhe shpresojmë që shumë shpejt të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë dhe Shqipëria të shpëtojë. Mbase nesër, që janë të 40-at, ja hamë edhe hallvën dhe të shpëtojmë.

Mbase nesër vendos të hidhet ose nga charteri që po vjen nga Turqia, ose nga tarraca e Kryeministrisë. E mira e të mirave ishte siç e bëjnë në shtetet perëndimore ose në Indi, ku digjet trupi dhe hirin t’ja dërgojnë diku, në një kontinent tjetër. Që mos ta kemi hirin e tij, kockat e tij në tokën tonë. Një djall si Rama nuk i duhet vendit tonë as mbi tokë e as nën tokë”, tha Arben Kola.

Marshimi në kryeqytet u mbyll më herët, rreth orës 22:20, te kryeministria duke shënuar më të shkurtrin në 39 ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
‘Ju erdhi fundi’, protestuesit mbyllin marshimin te kryeministria (VIDEO)

 

Pas ndalesës te parlamenti ku bënë thirrjet “parlament i krimit”, protestuesit u rikthyen para kryeministrisë. “Ju erdhi fundi”, thirrën ata duke i dhënë më pas fund edhe marshimit të sotëm.

Ora 22:07
Nga kryeministria te selia e PD, protestuesit thirrje: Rama, Sala f*ck you! (VIDEO)

 

Pas nisjes nga kryeministria, protestuesit vijuan marshimin drejt bashkisë. Itinerari vazhdoi drejt parlamentit e më tej te selia e PD dhe sërish në bulevard.

Thirrjet e tyre përqendrohen te ndryshimi i klasës politike: “Rama, Sala fuck you!”

Ora 21:30
Mbyllet mikrofoni, protestuesit nisin marshimin (VIDEO)

 

Me përfundimin e fjalimeve, ku shumica e tyre ishin kundër koncertit të Kanye West në Tiranë, protestuesit kanë nisur marshimin.

Ora 21:25
Aktivisti Edison Lika: 3 deputetë të Maqedonisë së Veriut u ndaluan në kufi se mbështesin protestën

 

Aktivisti Edison Lika u tha protestuesve se 3 deputetëve nga Maqedonia e Veriut u është ndaluar të hyjnë në Shqipëri pasi mbështesin protestën.

“3 deputetëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i është ndaluar hyrja në Shqipëri sepse mbështesin revolucionin! I vetmi që është dhe duhet të jetë non grata në Shqipëri është Edi Rama dhe jo shqiptarët!”, tha Lika.

Sipas mediave të RMV, bëhet fjalë për deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin. Atyre më pas u është thënë se mund të vazhdojnë, por jo personit tjetër që i shoqëronte. Në shenjë indinjate, ata janë kthyer të gjithë mbrapsht.

Ora 21:09
4 mln eurot për koncertin, protestuesi: S’turpërohet Shqipëria se nuk këndoi Kanye West

 

Arsimi e shëndetësia janë arsye për t’i ardhur turp Shqipërisë, tha një protestues, por jo mosrealizimi i koncertit të Kanye West.

“Nuk turpërohet Shqipëria se nuk këndoi Kanye West! Si nuk pate turp që i dhe 4 mln euro një këngëtari pervers! Turp, z. kryeministër!”, tha protestuesi.

Ora 21:03
Protestuesi i flet në anglisht Kanye West: F*ck you too! Këndo ‘Rama jepe dorëheqjen’!

 

Një protestues iu drejtua në anglisht reperit Kanye West që vetëm pas pak ditësh do të mbajë koncertin në Tiranë, duke i thënë “fuck you.”

“Kanye, fuck you too! Nëse do këndosh në atë skenë, më mirë të jesh duke thënë Rama jepe dorëheqjen!”, tha protestuesi.

Ora 20:56
Bashkëshortja e Altin Hilës: Në protestë derisa Rama të zhduket! Fyen kryeministrin

 

Bashkëshortja e Altin Hilës, protestuesit që u arrestua disa ditë më parë dhe më pas u lirua duke u lënë në detyrim paraqitjeje, tha se nuk e braktisin protestën deri në largimin e Ramës. Më pas, gjuha e saj përshkallëzoi në ofendime e sharje kundrejt shefit të qeverisë.

“Altin Hila sot s’është pjesë e jona se djali nuk është mirë dhe kam ardhur unë. Nuk do t’i ndahemi protestës derisa Rama të zhduket. Falënderoj shqiptarët anembanë botës që kanë ndihmuar familjen time. Rama, ti je një idiot! Ti nuk je kryeministër! Je hajdut, kriminel!”, tha protestuesja.

Ora 20:33
Protestuesit sulmojnë koncertin e Kanye West: Hapin thesin dhe japin 4 mln euro, talentet shqiptare s’i paguajnë!

 

Thirrjet kundër koncertit të Kanye West janë fjala kyçe për protestuesit para kryeministrisë ditën e sotme, duke iu bashkëngjitur atyre për largimin e Ramës.

“Hapin thesin dhe japin 4 mln euro për një njeri, ndërkohë që ka talente shqiptare dhe nuk i paguajnë. Belinda Balluku as shkollën e mesme nuk e ka. Jemi mbledhur për Edi Ramën, për ta shporrur këtë kriminel që Shqipërinë e ka kthyer në pronë private. Mblidhemi dhe t’i shporrim këta politikanë, opozita këtu e ka vendin, prandaj nuk guxoni t’i dilni përballë!”, tha një protestues.

Ora 20:32
Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Koncerti i Kanye West në Tiranë është një kurth, le ta shijojnë sufllaqexhinjtë e patronazhistët! Ne s’kemi paracetamol në spital

 

Një protestues gjatë fjalës së tij në tubim, iu kërkoi qytetarëve që të bojkotojnë koncertin e Kanye West në Tiranë, të cilin e cilësoi një kurth të ngritur nga Qeveria.

“Kini pak kujdes me festivalin se është një kurth. Në kohën që ne nuk kemi një paracetamol në spital, harxhojmë 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për një festival. Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet. Le ta shijojnë atë festival patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë. Ne s’do biem viktimë e shprehjes ‘fshati digjet, vajza e mirë krihet’”, tha një tjetër protestues.

Ora 20:10
Aktivisti Lika nga protesta: Kanye West është një këngëtar anti-semit, e ka bojkotuar gjithë Europa! Rama i paguan edhe 4 milionë euro për koncertin

 

Një prej organizatorëve të protestave që po zhvillohen në Tiranë, Edison Lika, u ka kërkuar qytetarëve gjatë tubimit të sotëm para Kryeministrisë, që të bojkotojnë koncertin e Kanye West në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Lika tha se West është një këngëtar anti-semit, i bojkotuar sipas tij nga të gjitha shtetet e Europës.

“Në këto momente kur Shqipëria ka 39 ditë që është bllokuar nga protestat që kanë hyrë në shtëpinë e secilit prej nesh, duket se kryeministrit Edi Rama i kishte ardhur një urgjencë. Atij i duhej të akordonte 4 milionë euro për koncertin e Kannye West. West është një anti-semit i hapur, që ka qenë qartas e nxjerrë nga Qeveria shqiptare. Kjo qeveri që ka akuzuar protestuesit për anti-semitizëm, fton një këngëtar anti-semit të ndaluar në shumicën e vendeve të Europës. Tani ai do paguajë edhe 4 milionë euro për t’i mundësuar koncertin. Ky vend ka kaluar tërmete dhe ne nuk i kemi pasur 4 milionë euro t’ja dërgojmë njerëzve të prekur”, tha mes të tjerash organizatori Edison Lika.

R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani I tixhes: 08/07/2026 22:38

    O Arben protesta juaj neser ben te dyzetat Vereni QORRIN GONE PILIVEZEN E LLAPEN te trazojne hallven, po mos harroni mbasi ti gostisni te gjithe , pjesa me e madhe i takon baba sales me kompani qe u ka sponsorizuar RAMA NOK KA LIDHJE ME TE DYZETAT EDHE PERSA I PERKET MOSHES ASHTU DHE KOHES QE QEVERIS Do e shihni se mbasi te hani hallven do ju zihet gryka Shkoni o njerez beni ndonje pune boll u sorollatet e u ngjyrret neper TIRANE

    Përgjigju
    • jona: 09/07/2026 01:24

      mos harro ti hedhesh kecap dhe mustarde dhe shum shum qepe, aq sa te te dalin syte vendit

  • Sula: 08/07/2026 21:35

    Te pakten kursejne ajrin e kondicinum ne shtepi duke qendru pernate deri vone jashte se gje tjeter nik fitojne, po harrova shohin vetrn ne tv se nuk kan dale ndonjehere

    Përgjigju
  • Ariu polar: 08/07/2026 21:13

    Ky Kola eshte debil apo ka lajthitur se I ka rene dielli ne koke Menyra se si skprehet te ngjall neveri se ne kete menyre mund te flase nje kanibal apo nje kriminel RAMRN o skizo nuk e mund me te tilla llafolagji se boll ka thene Berisha me kompani gjithe keto vjet e seshte bere gje ,por ne rruge demokratik Ju te shkretet per 40 dite nuk jeni te zotet te nxirni nje koke apo nuk ju lene ta nxirni e kerkon I karrige gati Kush ju beson ju mor te shkrete qe na dilni e flisni si e jema e Zeqos Cila eshte ajo qeveri qe mund te zgjidje problemet e secilit ?Nje gje te mire bet ju na i nxoret te zbrazen ata qe kishin probleme ,ishin ndare apo donin te gjenin burra etj , keshtuqe kur te vini ne pushtet me qeverine te zgjedhur me leter me vrime jua zgjidhni fare kollaj e te gjithe do jene te lumtur

    Përgjigju
  • tel: 08/07/2026 21:09

    Per nje gje kane te drejte keta psikopatet e protestes:sistemi i shendetesise ne Shqiperi ka probleme te medha. Njerez me semundje mendore kaq te renda sa keta nuk e kane vendin ne shesh por te psikiatriku. Ne vend te ilaceve per trurin dhe terapise ju kane dhene nje mikrofon ne dore.

    Përgjigju
  • Dada: 08/07/2026 20:09

    Halleven e potestes tuaj 40 dite

    Përgjigju
  • Zylo kamberi: 08/07/2026 19:50

    O Beni I Koles, NUK te ndalon kush ti hash meander hallven Edit neser. Shko ne surreal, fut koken ne WC dhe ha sa te duash.

    Përgjigju
  • Beni qe pelqen hallven: 08/07/2026 19:40

    Arben Kola do ti haje hallven apo ...in?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08

    Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?